FMN, 174 milionë euro ndihmë të menjëhershme Shqipërisë për tërmetin dhe COVID-19

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi 190.5 milionë dollarë ose 174 milionë euro mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 dhe pas tërmetit të fortë që goditi vendin më parë. Pra këto para do i jepen vendin në mënyrë të menjëhershme për të përballuar tkurrjen ekonomike që parashikohet për 2020. Ndërkohë vetëm një ditë me pare FMN e konsideroi pandeminë globale si krizën ekonomike më të fortë se kriza e viteve '30.

'Për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmeti dhe pandemia Covid-19, aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për t'u ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja', thuhet në deklaratën e FMN-së.

FMN ka vlerësuar masat e marra nga qeveria për t'ju përgjigjur pandemisë së COVID-19, si dhe ka mirëpritur që autoritetet kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4 % të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura dhe  uljen e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë. Gjithashtu FMN tha se për të kufizuar ndikimin e COVID-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme defiçi fiskal në 2020.

Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme defiçi fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse. Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”, shkruhet në deklaratën e FMN-së.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 11/04/2020 12:09

    Qe tani kane filluar te abuzojne me rindertimet e ternetit. Shume pallate te viteve 85 kane deme te konsiderueshme ne strukture. Ktyre do u jepet fasade e re sipas eksperteve qe gabimin ne kembim te rroges e kane pjese pune. Mos ronte ndonje tjeter se vdesin me mijra.

    Përgjigju
  • Altini: 11/04/2020 00:36

    Do lodhet Ahmetaj duke vjedh fondet. Jepini pak pushim se eshte lodhur shume deri tani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar