TIRANE - Fondi Monetar Ndërkombëtar uli parashikimin e tij botëror të rritjes të marten, për të pestën herë që nga fillimi i vitit të kaluar, për shkak të një ngadalësimi në ekonomitë në zhvillim dhe problemet në recesionin që goditi Evropën.

Gjatë rishikimit që bëhet në mes të vitit për ekonominë botërore, Fondi paralajmëroi gjithashtu se rritja globale mund të ngadalësohet edhe më tej. Në raportin e korrikut nuk jepen të dhëna specifike për Shqipërinë, pasi në konsideratë merren vetëm ekonomitë kryesore, por burime nga Fondi në Tiranë saktësuan se parashikimi vijon të mbetet i njëjtë me raportin e prillit. Në atë raport për vitin 2013, FMN njoftoi se pret për këtë vit një rritje prej 1.8%.

Sipas raportit të prillit, deri në vitin 2018 nuk pritet që të shihen ritmet e larta të rritjes, prej mesatarisht 6%, të konstatuara para 2008-s. Përkundrazi, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet me ritme të dobëta prej mesatarisht 2.5%. Rritja në vitin 2013 do të jetë më e ulët se mesatarja prej 2.2% që pritet për Europën Qendrore dhe Lindore. Megjithatë, inflacioni do të jetë i ulët, midis 2-3% në një periudhë afatmesme.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)