PRISHTINË, 16 Janar/ATSH/.- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, u takua me një delegacion të FMN-së të kryesuar nga Jacques Miniane, shef i Misionit.
Sipas KosovaPress, gjatë këtij takimi në mes të dy palëve u bisedua për ecurinë e zhvillimit të projekteve strategjike të Kosovës, për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe për përkrahjen e mëtejshme të FMN-së për Ministrinë e Infrastrukturës.
Ministri Zharku informoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me projektet e ministrisë dhe për nevojat buxhetore për realizimin e projekteve strategjike.
Ai u ndal veçanërisht te zhvillimi i projektit të ndërtimit të Autostradës R6 Prishtinë-Hani i Elezit, për mundësitë lidhur me mënyrat e Sistemit të Operimit dhe Mirëmbajtjes së Autostradës R7 Morinë-Merdare, si dhe për nevojat për projekte të tjera infrastrukturore në Kosovë./m.m/