FMN: Shqipëria do të shënojë
një rritje ekonomike prej 2.1%

FMN: Shqipëria do të shënojë<br />një rritje ekonomike prej 2.1%
TIRANE - Maqedonia dhe Mali i Zi u zgjeruan mbi 3%. Këto konsiderata përfshihen në një publikim tjetër, të bërë dje nga ndërkombëtarët. Fondi Monetar Ndërkombëtare ka publikuar të martën raportin e ri për pasqyrën ekonomike globale me titull “Rimëkëmbja fuqizohet, por dobësitë mbeten”. Sipas raportit, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë në vitin 2014 pritet të gjallërohet në 2.1%, pas një zgjerimi prej vetëm 0.7% në 2013. Kjo shifër duket se nuk pasqyron vlerësimin e fundit të vetë INSTAT-it shqiptar, prej 0.44%. Ndërkohë, parashikime më optimiste vijnë për të ardhmen. Ekonomia shqiptare pritet të gjallërohet në 2015-n, me një rritje prej 3.3%, parashikon raporti.

Gjithsesi, performanca e ekonomisë vendase, që në 2013-n kaloi vitin e saj më të keq në një dekadë, pritet të mbetet gjithnjë poshtë nivelit prej gati 8 përqindësh që u arrit në 2008-n. Sipas raportit të FMN-së, edhe në vitin 2019, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë 4.7%.

Në 2013-n, Shqipëria u rrit shumë më pak se mesatarja e Europës në zhvillim prej 2.8%. Nga vendet e rajonit, në 2013-n ekonomia e saj ka shënuar rritjen më të ulët në rajon, me përjashtim të Kroacisë, që u tkurr me 1.1%. Vetëm në afatin e gjatë pritet që vendi ynë të zgjerohet më shpejt se mesatarja e Europës në zhvillim.

Raporti i prillit i Fondit Monetar Ndërkombëtare parashikon që rritja globale të jetë 3.6% këtë vit dhe 3.9% vitin e ardhshëm, nga 3% vitin e kaluar. “Rimëkëmbja që filloi të shfaqet në tetor, po bëhet jo vetëm më e fortë, por edhe më e gjerë”, tha në një konferencë për shtyp në Uashington Olivier Blanchard, këshilltari ekonomik i FMN-së dhe drejtor i Departamentit të Kërkimeve.

“Pengesat e ndryshme që dëmtuan rritjen po zvogëlohen gradualisht. Konsolidimi fiskal po ngadalësohen dhe investitorët janë m ë pak të shqetësuar rreth qëndrueshmërisë së borxhit. Bankat po bëhen gradualisht më të forta. Megjithëse jemi larg një rimëkëmbjeje të plotë, normalizimi i politikës monetare, është tani në axhendë”, tha Blanchard.

Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç