TIRANË, 10 Korrik/ATSH/.- Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, vlerëson se sektori i energjisë në Shqipëri ka disa probleme themelore që kërkojnë zgjidhje dhe se vendi duhet të shfrytëzojë rezervat e mëdha hidro-energjitike.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës zyrtari i FMN-së mendon se sektori i energjisë në Shqipëri është në një farë mënyre një problem i shkaktuar ndaj vetes, pasi hidro-elektriciteti është një rezervë natyrore shumë e madhe që Shqipëria ka.
Duke e vlerësuar si një zhvillim të mirëpritur marrëveshjen me CEZ, Ilahi thekson se zgjidhja e kësaj çështje lejon tashmë qeverinë që të jetë e gatshme të merret me probleme reale të sektorit.
"Në një këndvështrim më të gjerë, mendoj se sektori i energjisë në Shqipëri është në një farë mënyre një problem i shkaktuar ndaj vetes, sepse hidro-elektriciteti është një rezervë natyrore shumë e madhe që Shqipëria ka. Energjia hidrike është diçka që Shqipëria duhet të eksportojë duke fituar të ardhura të shumta. Por, problemet që krijuara më parë kanë çuar në një sektor që nuk mbledh dot të ardhura të mjaftueshme për mbarëvajtjen e tij. Si pasojë është bërë një sektor pa likuiditet dhe i paaftë të paguajë detyrimet", shprehet zyrtarti i FMN-së.
Ai numëron një numër problemesh duke nisur me rrjedhjet nga pikëpamja e konsumit, ku njerëzit nuk paguajnë faturat, vjedhin energji, bizneset po ashtu dhe vetëm një pjesë e vogël e njerëzve i paguan faturat. Prandaj, thekson Ilahi, të rrisësh çmimin është diçka e padrejtë kundrejt njerëzve që i paguajnë faturat.
Qeveria, vijon ai, po punon më ngushtë me Bankën Botërore për këtë problem, por këshilla jonë ka qenë se kjo gjë duhet të zgjidhet dhe ky sistem duhet rregulluar. "Në aspektin afatshkurtër, prodhuesi ka nevojë të ketë më shumë para në dispozicion, në mënyrë që të mund të përballojë krizat nga reshjet e pakta të shiut. KESH duhet të ketë para të mjaftueshme për të paguar importe afatshkurtra. Në aspektin afatgjatë ose afatmesëm, qeveria duhet të ndërmarrë reforma në mënyrë që disa prej bizneseve që paguajnë tarifa fikse ose kanë subvencione të tjera të kalojnë në sistemin e çmimit të tregut. KESH-i apo qeveria nuk duhet të ofrojnë rezervat energjitike në këtë mënyrë, sepse këto nuk janë sigurime shoqërore, por energji dhe duhet paguar në mënyrën e duhur. Duket se qeveria dëshiron ta zgjidhë këtë problem në mënyrë gjithëpërfshirëse, por është gjithsesi një problem i vështirë, i krijuar në vite dhe do të duhet kohë për ta zgjidhur", gjykon zyrtari i FMN-së për Shqipërinë.
Sipas tij, administrimi i hallkave të sektorit energjitik është një çështje shumë e rëndësishme, që kërkon shumë mbështetje nga qeveria. "Qeveria duhet të thotë "po" ju mbështesim në të drejtën tuaj për të mbledhur paratë e faturave dhe njerëzit duhet t'i paguajnë faturat dhe duhet të konsiderohet krim kur nuk paguhet fatura e energjisë. Pra, thjesht një transferim i administrimit tek një kompani tjetër nuk do të zgjidhë problemin. Kemi të bëjmë dhe me një problem qeverisjeje që gjithashtu duhet të zgjidhet dhe në takimet tona të nivelit të lartë kemi krijuar përshtypjen se qeveria po ndërmerr një angazhim për ta zgjidhur këtë problem një herë e mirë. Mendoj se ky është një moment i përshtatshëm për ta bërë këtë sepse disponohet mbështetje financiare nga Banka Botërore dhe nga programi ynë", u shpreh Nadeem Ilahi. /a.s/./a.g/
/Shqiptarja.com