Shifrat e FMN-së: Shteti detyrime ndaj bizneseve deri në 205 milionë euro
Në total, përfshirë edhe detyrimet ekzistuese deri në fund të vitit 2016, shuma që shteti duhet të kthejë te palët e papaguara arrin në 26.7 miliardë lekë, apo rreth 205 milionë euro.
Në vitin 2017 janë krijuar 13.5 miliardë lekë (104 milionë euro) detyrime të reja të papaguara të shtetit ndaj bizneseve. Në total, përfshirë edhe detyrimet ekzistuese deri në fund të vitit 2016, shuma që shteti duhet të kthejë te palët e papaguara arrin në 26.7 miliardë lekë, apo rreth 205 milionë euro.
Shifrat janë bërë të ditura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ky i fundit ka ngulur vazhdimisht këmbë që qeveria të ishte e kujdesshme dhe të mos krijonte detyrime të reja ndaj biznesit, gjë që në fakt nuk ka ndodhur, përkundrazi detyrimi u dyfishua në një vit.
Deri në fund të vitit 2016, 71% e totalit të detyrimeve e kishte qeveria lokale (borxhet e bashkive), me 9.4 miliardë lekë, nga 13.1 miliardë lekë që ishte totali i stokut të detyrimeve. Sipas shifrave të FMN-së, në 2017-n, detyrimet e bashkive eu ulën me 184 milionë lekë, ndërsa ka qenë qeveria qendrore ajo që ka krijuar detyrimin më të madh. Detyrimi i qeverisë qendrore pothuajse është pesëfishuar, nga 3.7 miliardë lekë në 17.4 miliardë lekë.
Rritja e detyrimit të qeverisë qendrore ka ardhur si rrjedhojë e mosrimbursimit të TVSH-së, i cili është dhjetëfishuar nga 1.9 miliardë lekë në 11.7 miliardë lekë. Në total, në fund të vitit 2017, nga 26.7 miliardë lekë që është detyrimi total që duhet shlyer, 65% i takon qeverisë qendrore, 35% asaj lokale. Vetëm rimbursimi i TVSH-së zë 35% të detyrimeve totale.
FMN thekson se adresimi i dobësive në kontrollet buxhetore dhe të angazhimeve për të paguar, sistemi i Thesarit dhe menaxhimi i parasë së gatshme janë vendimtare për të parandaluar krijimin e borxheve të reja dhe përshpejtimin e pastrimit të stokut aktual.
Duke qenë se borxhi paraqet deficite fiskale të paregjistruara, është e rëndësishme që të forcohet regjistrimi i angazhimeve buxhetore dhe regjistrimi i faturave të papaguara. Në fund të vitit 2017, totali i borxheve të papaguara ishte 1.7 përqind e PBB-së, nga të cilat pagesat e prapambetura të TVSH-së përbënin 0.7 përqind të PBB-së. Rreth 80 përqind e totalit të borxheve të TVSH-së lidhet me tre tatimpagues të mëdhenj, thekson FMN./Monitor/
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1194
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
‘Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania’, Rama ‘heton’ rastin e komentueses: S’është e vërtetë, e ke marrë direkt 4 herë! (VIDEO)
19 Janar, 16:28
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë! Uzurpimi i pronave e lejeve, në pak duar
9 Janar, 16:20
-
Tedi Blushi: Borxhi publik u dyfishua që nga 2013, Rama e çoi në 5694 euro për banor! S’po i shërben qytetarëve, por po vjedh me PPP dhe ‘rrugë të florinjta’
9 Janar, 16:05
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor 2024, 21:56