FMN skanon ekonominë shqiptare, Denaj zotohet për reforma dhe rritje

FMN skanon ekonominë shqiptare, Denaj zotohet për reforma dhe rritje

TIRANE-Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të zhvillojë takime me stafin drejtues dhe teknik të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për një vlerësim të plotë të ecurisë ekonomike dhe reformave në proces në Shqipëri, për një treg më të integruar, indikatorë makroekonomikë të fortë dhe zhvillim në rritje gjatë vitit 2020. Ditën e sotme Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili kryesohet nga Jan Kees Martijns.

Në këtë takim, ministrja Denaj shprehu angazhimin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për reformën në menaxhimin e financave publike dhe konsolidimin fiskal, si dy shtylla kryesore për financa qëndrueshme të shtetit shqiptar.

Ministrja theksoi se zhvillimi i sektorëve prioritarë, ecuria e reformave në këto sektorë edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe përpjekjet sistematike kundër informalitetit dhe evazionit fiskal synojnë një zhvillim të ekonomisë reale me trend rritës në vazhdimësi në intervalin 3% – 3.5% për vitin 2019 dhe një reduktim të papunësisë nën nivelin aktual prej 11.2%.  Pas një rritjeje më të ngadalësuar në gjysmën e parë të vitit 2019, thotë ministrja, duke vijuar më tej me arsyet 'shkaktuar nga faktorë të përkohshëm, me ndihmën e sektorëve të tjerë themelorë të ekonomisë, pritet që rritja të arrijë nivelet e 4% në vitet 2020 – 2023'.

Ministrja e Financave thotë se vazhdon te jetë e angazhuar në uljen e deficitit buxhetor nën 2%, në ruajtjen e një balance primare pozitive, në reduktimin e mëtejshëm të borxhit publik. "Roli i shtuar i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në procesin e monitorimit të PPP-ve, përmirësimi dhe rregullimi i kuadrit ligjor fiskal përmes ndryshimeve afatmesme dhe me impakt të matur në sektorin privat do të ndihmojnë Qeverinë Shqiptare në proceset e mbledhjes së të ardhurave dhe administrimit fiskal dhe do të sigurojë një tatim të drejtë të qytetarëve dhe bizneseve" theksohet më tej në njoftimin e ministrisë së Financave.

Mbështetja e Fondit Monetar Ndërkombëtar në hartimin e një Strategjie Afatmesme të të Ardhurave në Shqipëri, tashmë në proces, do të vijojë në mënyrë paralele me Reformën e Fiskalizimit. Ministrja Denaj në fund ndau fazat e Projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, projektligj, i cili pritet të diskutohet në komisionet parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajit dhjetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar