FMN takime me Financat për
projektbuxhetin dhe pensionet

FMN takime me Financat për<br />projektbuxhetin dhe pensionet
TIRANË - Përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar vijuan të mërkurën takimet më drejtuesit e drejtorive kryesore të ministrisë së Financave. Takimet e sotme me drejtues të Programimit të Buxhetit kishin në fokus reformën në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve.

Gjatë javës takime u zhvilluan edhe me drejtues të Menaxhimit të Borxhit Publik, ku u diskutua mbi strukturën e borxhit të brendshëm, që përfshin edhe faturat e papaguara për kompanitë e ndërtimit, por edhe të shërbimeve. Gjithashtu është diskutuar mbi treguesit e buxhetit 2013 deri më tani, ndryshimet që pritet t'u bëhen treguesve fiskalë të këtij buxheti dhe objektivat e hartimit të projekt-buxhetit 2014.

Përfaqësuesit e FMN kanë vlerësuar se borxhi publik është rritur në përmasa shqetësuese, ku problem përbëjnë detyrimet e prapambetura ndaj bizneseve. Për gjithë vitin, kufiri i huamarrjes së brendshme, i parashikuar në buxhetin 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë vetëm për 8 muaj janë marrë rreth 23.4 miliardë lekë.

Në fund të vizitës së tyre 8 ditore, pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për mediat e përfaqësuesve të FMN, ministrit të Financave dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë