FMN: Të shihet mosha e daljes
në pension, të rriten vitet

FMN: Të shihet mosha e daljes<br />në pension, të rriten vitet
TIRANË - Mosha për daljen në pension mund të rritet më tej. Aktualisht burrat dalin në pension pleqërie në moshën 65 vjeç dhe gratë 60, por përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar, të cilët janë njohur dje me sistemin aktual të pensioneve në Republikën e Shqipërisë, kanë diskutuar opsione të tjera të mundshme për reformimin e tij me partnerët shqiptarë të qeverisë aktuale, ndër të cilët njeri është rritja e moshës së daljes në pension.

Ata vijuan të mërkurën takimet me drejtuesit e drejtorive kryesore të ministrisë së Financave, ku, sipas burimeve nga dikasteri, në fokus me hartuesit e projektbuxhetit ka qenë reforma në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve.

Shqetësimi i të dy palëve është se, edhe për 8-mujorin, fondi i akorduar nga buxheti i shtetit për sigurime shoqërore ishte 62.3 miliardë lekë, nga 55.8 miliardë lekë që ishte vlera në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, të ardhurat nga këto kontribute llogariten në vlerën 33.5 miliardë lekë, nga 34 miliardë lekë që ishte planifikimi në fillim të vitit. Politika e ndjekur ka thelluar viti nga vit deficitin buxhetor në masë të konsiderueshme.

Në kushtet e një grope të konsiderueshme në buxhetin e këtij viti, për shkak të të rënies së të ardhurave dhe mosndalimit të shpenzimeve, të kryera në vit elektoral me qëllime politike, një nga rrugët për të ulur deficitin është pikërisht rregullimi i hendekut në kontributet. Deri tani, edhe pse është folur shumë për një reformë të thellë në sistemin e pensioneve, skema e sigurimeve shoqërore nuk ka ndryshuar që nga viti 1993. Reforma duhet të kalojë përmes një prekjeje të moshës së daljes në pension, por kjo do të kërkonte përkrahje nga të gjitha forcat politike. Ky ka qënë edhe mendimi i përfaqësuesve të Bankës Botërore për Shqipërinë.

Ideja e përafërt mund të ishte një rritje në 67 vjeç për burrat dhe 62 për gratë. Përveç rritjes së lehtë të moshës së pensionit, ka gjithnjë opsione të tjera. Por, kjo do të ishte rruga më e lehtë dhe më e shpejtë për të zvogëluar deficitin, në kushtet kur po rritet pa ndërprerje numri i pensionistëve. Nuk ka ende një përgjigje lidhur me këtë reformë nga qeveritart e rinj.

Ndërkohë, në takimet e tjera të FMN është diskutuar edhe lidhur me borxhin e brendshëm dhe kreditë e këqia bankare.
 
Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë