Luftë kultivimit të drogës, mblidhen drejtorët e 5 qarqeve! FNSH blindon Krujën, 72 orë kontrolle antidrogë në zonë! Sekuestrohen 400 fidanë kanabis! (VIDEO)

KRUJË- Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë mbledhur sot 5 drejtorë në 5 qarqe të mëdha të vendit, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër dhe Korçë. Fokusi i diskutimit sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme është intensifikimi i luftës kundër kultivimit të kanabisit, ndërkohë që po flitet për një legalizim të mundshëm të kanabisit mjekësor.

Ndërsa aktisionet në terren janë intensifikuar. Në 72 orët e fundit janë zhvilluar kontrolle masive në të gjithë territorin e Krujës. Policia e shtetit ka zbuluar 400 fidanë me kanabis sativa. Droga u zbulua në fshatin Fushë-Thumanë, në një tokë publike ndërsa po punohet për kapjen e autorëve që mund të kenë kryer kultivimin.

Sipas policisë, gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore. Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka patur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Gjatë këtij aksioni masiv, policisë së Krujës iu bashkuan edhe 10 grupe të FNSH-së së Tiranës të cilët zbarkuan në terren për të kryer kontrolle masive, ndërsa po përdoren edhe dronë, kamera dhe mjete të tjera për të bërë një kontroll më të mirë të zonës.

Kontrolli masiv i territorit në rrethin e Krujës është duke vijuar, me grupe të shumta të FNSH-së dhe të Policisë së Krujës, dhe do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm.

Në kuadër të luftës kundër kanabisit, sot ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori Gledis Nano kanë zhvilluar një takim me drejtorët e policisë së Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit dhe Korçës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ministri i Brendshëm tha se do të ketë ‘zero tolerancë’, ndaj kultivimit të kanabisit e lëndëve narkotike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
Përfundon takimin me drejtorin e Policisë, Ministri i Brendshëm: Tolerancë ‘zero’ ndaj kultivimit të kanabisit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se policia do të ketë tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit.

‘Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit dhe besoj se policia i ka të gjitha mundësitë, mënyrat për ta minimizuar në maksimume historike këtë fenomen negativ. Ishte një takim pune i zakonshëm. Tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabisit të paligjshëm, nuk ka të bëjë fare me kultivimin e kanabisit për arsye industriale.’- tha Çuçi

Ora 10:43
Ministri i Brendshëm mbledh drejtorët e 5 qarqeve, në fokus diskutimet për 'luftën' kundër kanabisit

 

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtori Gledis Nano kanë mbledhur në takim drejtorët e policisë së Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Durrësit dhe Korçës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për rritjen e kontrollit për 'luftën' kundër kanabisit.

Takimi ka në fokus diskutime për çështjet e kanabisit, për rritjen e kontrolleve në territor për zbulimin e paligjshmërisë. Në fokus është informimi i popullatës për dallimin mes kanabisit mjekësor dhe atij të paligjshëm, në mënyrë që legalizimi i kanabisit mjekësor të mos krijojë idenë që të nisë prodhimi masiv, ndaj do të ketë më shumë kontrolle në sera dhe ara.

Në ndihmë të kontrolleve nga ajri edhe këtë vit është Guardia di Finanza. Ndërkohë policia e Shtetit do të vijojë edhe kontrollet brenda banesave për laboratore kanabisi.

Ora 10:28
Mark Gjini arrestohet pas 8 muajsh! Theu masën e 'arrestit në shtëpi', akuzohet për kultivim të bimëve narkotike

 

Mark Gjini, një 57-vjeçar që ishte shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Matit pasi kishte thyer masën e 'arrestit në shtëpi'.

Ai u shpall në kërkim në shtator të vitit 2021 pasi kishte thyer masën e sigurisë dhe si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, u zhvillua operacioni policor i koduar "Often" dhe u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Gjini u arrestua nga policia edhe në vitin 2020, ku në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë rezultuar se janë autorë të disa rasteve të kultivimit  të bimëve narkotike në zonat malore të njësive Administrative Ulëz dhe Baz.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cavi: 22/04/2022 12:55

    Ketej i bien daulleve ta legalizojne, ketej kopacen ta ndershkojne. Mor po cfare duan te tregojne? Qe kontdollin e kanabisit nuk e leshojne?

    Përgjigju
  • Agjenti: 22/04/2022 12:09

    Pirdh pirdh te njejtet drejtore jane. Bej mbledhje sa te duash ata i kane lidhjet coji ku te duash.

    Përgjigju
    • Eno: 23/04/2022 06:55

      Ahahaahaha shume e sakte! Jane tgjith peshkaqene, po ky loqa ministri u ben presion kot po ato nuk pjerdhin hic… do vazhdoj avazi dhe simjet shkodra(dukagjin), lezha(kashnjet e mirdit), durresi(kruja), gjirokastra(tepelene) dhe vlora heroike!

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente