- Çështjet ekonomike do të dominojnë zgjedhjet parlamentare të së dielës. Por, kriza urkainase hedh hije me republikën balltike me një minoritet të madh rus -
TALIN, 28 shkurt /ATSH-DPA/ - Votuesit estonezë janë të ndërgjegjshëm për fqinjën e tyre të fuqishme, Rusinë, dhe armëpushimin delikat në Ukrainë, në ndërkohë që votojnë nesër për zgjedhjet parlamentare.
Me sondazhet që thonë se 30 për qind e votuesve janë ende të pavendosur, të gjitha partitë kanë patur çështjet sociale si më të rëndësishmet në fushatat e tyre elektorale.
Partia e Reformave (Reform Party), pro ekonomisë së tregut, e kryeministrit më të ri të Bashkimit Evropian, Taavi Roivas, 35 vjeç, ka premtuar ta kthejë Estoninë në një vend të ri nordik dhe në një komb më të mbrojtur dhe më të pasur.
Rivali i tij kryesor, Edgar Savisaar, 64 vjeç, kryetar i bashkisë së Talinit dhe shef i Partisë së Qendrës (Centre Party) kërkon një start të ri ekonomik duke kërkuar edhe ndihmën e së majtës estoneze.
Savisaar gëzon mbështetje te pensionistët dhe të minoriteti rusishtfolës që përbën më shumë se 25 për qind të popullsisë prej 1,3 milionë banorësh të vendit, por, pikërisht ky fakt, e ka shndërruaratë në figurën më përçarëse të vendit.
Tipar kryesor është mungesa e një partie dukshëm proruse, në kontrast me situatën në Letoni, fqinja e Estonisë në jug të vendit.
Savisaar është parë si politikani estones me lidhjet më të mira me Rusinë.
Partitë kryesore kanë premtuar rritjen e pagës minimale, heqjen e taksave për të ardhurat e ulëta dhe përmirësimin e përfitimeve për familjet me shumë fëmijë.
Por, siguria kombëtare ka qenë temë qendrore në të gjithë fushatën elektorale.
Videot për zgjedhjet e Roivas, njëra që tregon avionë luftarakë dhe një tjetër që tregon një vizitë të tij në një shkollë, ku theksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO, kanë zënë titujt krysorë të medias.
Kryeministri tregoi grafikisht në këtë shkollë situatën gjeopolitike të Estonisë.
Sipas tij, Estonia ishte një "bizele" që jetonte pranë Rusisë, që kishte formën e një "portokalli".
"Por, Estonia kishte miqësi me 'shalqinin', që përfaqëson SHBA-në si edhe me shumë 'fruta dhe perime' të tjera që përfaqësojnë anëtarët e tjerë të NATO-s, çka do thoshte që vendi ynë nuk duhet të frikësohet", u tha ai fëmijëve.
Ministri i Mbrojtes, Sven Mikser, 41 vjeç, këmbëngul se anëtarësimi në NATO nënkupton se Estonia është e sigurt përballë konfliktit në Ukrainë.
Të martën, SHBA dhe trupa të NATO-s zhvilluan një paradë ushtarake në qytetin estonez, Narva, pranë kufirit me Rusinë, për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë.
Parada u konsiderua një demonstrim i solidaritetit të NATO-s. (Nga Alexander Welscher) a.jor.