BERLIN, 9 nëntor /ATSH-DPA/ - Liderët botërorë kujtuan sot rënien e Murit të Berlinit.
Më poshtë vijojnë disa nga fjalitë më të famshme:Kancelarja gjermane, Angela Merkel
"Ne mund t'i ndryshojmë gjërat për mirë, ky është mesazhi i Murit të Berlinit. Rënia e murit na tregoi se ëndrrat mund të kthehen në realitet. Asgjë nuk duhet lënë ashtu siç është".
Ish-lideri sovjetik, Mihail Gorbaçov"Bota është në prag të një Lufte të re të Ftohtë. Disa thonë se ajo ka filluar"Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker
"Evropa duhet të shndërrohet sërish në një çështje zemre. Ishte pasion dhe kurajo ajo që njerëzit rrëzuan në kërkim të paqes, lirisë, bashkimit, demokracisë dhe prosperitetit".
Papa Françesku"Ne kemi nevojë për ura dhe jo mure"Presidenti amerikan, Barack Obama
"Në Evropë dhe më gjerë - kudo ku qytetarët kërkojnë të përcaktojnë fatin e tyre - ne do të udhëhiqemi nga leksionet e Berlinit. Muret dhe regjimet shtypëse mund të zgjasin për një farë kohe, por në fund ato nuk mund të përballojnë dëshirën për liri dhe dinjitet njerëzor që ndriçon në çdo zemër njerëzore"Kryetari i bashkisë së Berlinit, Klaus Wowereit
"Ne përulemi përpara çdo viktime të murit dhe përpara të gjithë atyre që provuan dhimbje të mëdha nën diktaturën komuniste të Gjermanisë Lindore dhe të të gjitha vendeve të bllokut lindor"./ a.jor.












