NJU JORK, 15 dhjetor /ATSH-ANSA/ - Ekstremist i ekzaltuar, predikues islamik autodidakt, terrorist "artizanal".
Apo më saktë "ujk i vetmuar".
Kështu përshkruhet atentatori i cili që nga Sidnei i mbajti frymën botës për 16 orë duke materializuar edhe një herë terrorin, kërcënimin e të padyshuarit si xhihadist, i padukshëm apo thënë ndryshe ai i derës ngjitur me tënden.
Një kërcënim që në të gjithë botën ua heq gjumin forcave dhe shërbimeve të sigurisë.
Sot e kishte radhën Australia, por gjatë javëve dhe muajve të kaluar e kishin radhën Kanadaja, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Izraeli.
"Ajo që më shqetëson më shumë është se këtë lloj terrorizmi do ta shohim në të gjithë botën dhe do ta shohim edhe këtu", deklaroi sot në mëngjes ish-numri dy i CIA-s, Mike Morell.
"Duhet të jemi gati për këtë. Nuk duhet që njerëzit të habiten kur kjo të ndodhë këtu, gjatë vitit të ardhshëm, pasi do të ndodhë, e garantuar", theksoi Morell duke folur në CBS.
Në SHBA, alarmi për të tilla ngjarje është në nivel maksimal prej kohësh.
Jo rastësisht, presidenti amerikan, Barack Obama ishte gjatë gjithë ditës së sotme i përditësuar për ngjarjen e Sidneit nga këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare.
Sa për dijeni, kërcënimi i kërcënimi i "ujqërve të vetmuar" nuk është një fenomen i ri.
Që nga koha e ngjitjes së al-Kaedës, ka patur disa sulme të kryera nga "terroristët e rritur në shtëpi".
Si ajo e maratonës së Bostonit e vitit të kaluar, i realizuar nga dy vëllezër çeçenë, të cilët kishin mësuar të bënin eksplozivë falë revistës online të al-Kaedës "Inspire".
Dhe fenomeni u zhvilluar me apele online për të kryer sulme me kosto të ulët si sulmi në Izrael muajin e kaluar me një makinë-bombë që u fut në mes të turmës.
Më tej akoma. "Emiri" i ISIS-it kërkon që këta "ujqër të vetmuar" të kryejnë sulme në vende simbolike si në Nju Jork, Las Vegas apo në qytete të tjera të mëdha amerikane.
Dhe është kapaciteti i tij për të përdorur mediat sociale si Twitter apo Facebook për të rekrutuar terroristë në vendet perëndimore, çka e bën ISIS-in shumë të rrezikshëm.
Ndëmjet shumë metodave kontrastuese, Departamenti amerikan i Shtetit ka krijuar në Twitter një faqe të quajtur "ThinkAgainTurnAway" (MendohuSërishKthehuPas), ku poston mesazhe dhe informacione anti-ISIS drejtuar të rinjve që nund të jenë frymëzuar nga xhihadi.
Por, kërcënimi i terroristëve "artizanalë" është veçanërisht i fshehur, pasi "ujqërit e vetmuar" komunikojnë shumë rrallë online.
Për definicion janë "të vetmuar" kështu që kalojnë në aksion pa paralajmërim të interceptuar.
Faktikisht pra, janë të padukshëm./ (Nga Stefano de Paolis)./ A.JOR.