'Fol italisht', Ante Rebiç lë përgjysmë deklaratën për mediat prej shokut të skuadrës (VIDEO)

'Fol italisht', Ante Rebiç lë përgjysmë deklaratën për mediat prej shokut të skuadrës (VIDEO)

Momenti kur Ante Rebic lë deklaratën për shtyp

KROACI- Një moment i po aq gazmor aq dhe i pakëndshëm ka ndodhur gjatë një deklarate për shtyp të sulmuesit Ante Rebic për mediat vendase. Teksa 25- vjeçari ishte duke folur në gjuhën kroate, bashkëkombasi i tij i bërtet nga larg 'Fol italisht'. Në fillim Ante Rebic e mori me sportivitet, por më pas i la gazetarët me mikrofon në dorë duke e lënë përgjysmë deklaratën. 

Kjo situatë ndodhi pasi Ante Rebic do të transferohet nga Gjermania në Itali, ku do të luajë për Milanin në formë huazimi dhe i duhet patjetër të mësojë italishten. Ivan Perisic e ka kaluar të njëjtën situatë në vitin 2015, kur u transferua nga Wolfsburg tek Inter. 

Të dy lojtarët për ironi të merkatos kanë shmangur mundësinë e të qenurit 'armiq'. Nëse Ivan Perisic nuk do të huazohej tek Bayern Mynih, dy kroatët do ishin përballë në derbin Inter- Milan. Por nëse Rebic nuk do të huazohej në Milan do të kishim përballje kroatësh në sfidat Bayern Mynih- Eintracht Frankfurt. 

Gjithsesi ata janë shokë skaudre tek Kombëtarja kroate. Nesër luajnë në Sllovaki ku i duhet patjetër një trepikësh për t'u larguar nga vendi i tretë dhe për të kapur Hungarinë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!