Europën Perëndimore s’krahasohemi dot! Me të vërtetë, ç’bëre gjithë ato vjet si ministër I Arsimit? Sikur u bënë ca reforma atëherë…
Thonë se gjatë tetë vjetëve të Qeverisë Demokratike, arsimi mori të tatëpjetën e se janë shitur e blerë diploma si malli në pazar të bagëtive apo të perimeve, gjë që mua nuk ma rrok dot mendja. Se i bie që arsimi të ketë qenë në dorë të kasapëve dhe shitësve të tjerë me shumicë e pakicë. Po ti hesht e hesht. Ndoshta je duke folur me heshtjen tënde, si deklaroi dikur një president ”albanez”, që iste me heshtjen e tij. Por edhe ai, si duket, është bërë pishman e tashmë flet e flet ku të mundet, madje ka krijuar edhe parti. Po ti fol, o i uruar, se puna jote është fare ndryshe.
Fol se duket sikur arsimi me Rilindjen po llon nga viti zero dhe i bie që tetë vjet (ti ke qenë pesë vitet e fundit ministër) janë krijuar e shitur libra pa vlerë e bordet e shumta pranë ministries tënde kanë ngrënë fara luledielli e kanë bërë “sullaco”, siç thotë populli ynë i dashur, që ka njëzet e kusur vjet që po shkon për lesh. Thonë që në kohën tënde në qytetin e Vlorës janë vendosur drejtorë të DAR-it njerëz me diplomë ekonomisti, inxhinieri, madje dhe o ceri. Nëse ke gjë për të thënë, na i shpjego këto raste, se sigurisht që janë risi në zhvillimin e arsimit modern.
Qeveria e sotme mbylli disa universitete private, me arsyetimin se ishin jashtë standardeve, se struktura e arsimit ishte formale dhe biznes privat, kur arsimi duhet të jetë jo timprurës, se numri i diplomave ktive është shqetësues (kanë shitur diploma me para’ për vite me rradhë) madje qindra diploma të tilla janë dhënë në Itali. Të jenë të vërteta? Thonë se komisioni që mbylli ato universitete u emërua nga qeveria dhe ka punuar në mënyrë të njëanshme e se ka mbyllur ato pranë PD-së… Po fol, o Myqerem, se të bënë copë e çikë! Në kohën e PD-së janë krijuar këto universitete apo në kohën e socialistëve, se këta rilindasit thonë se janë krijuar nga 2005 deri në 2013? Fol, o Myqerem, a janë të vërteta këto? Shumë mësues e nëpunës të tjerë, anëtarë të PD-së, i kanë hequr nga puna dhe hedhur në rrugë. Ata po luftojnë të vetmuar për të marrë ato pak rroga që ua njeh ligji, por drejtuesit e rinj po u punojnë qindin nëpër gjykata që mos t’ua japin.
Sikur ngritët një komision, ju deputetët te PD-ja (jo hetimor parlamentar), që do të mbronit këta njerëz të hequr padrejtësisht e që tani branisen rrugëve të Atdheut. Apo keni punë më të mëdha për të bërë tani dhe e harruat fare atë komision… Më vonë bëtë ca lista dhe ngritët një shoqatë pranë PD-së dhe organizuat një greve urie me këta të pushuar nga puna. Sikur nuk ka forma të tjera proteste por drejt e në extreme. Por, me sa u pa, nuk qullosët gjë; asnjë nga ata që u hoqën pa të drejtë nuk u kthye prapë në punë…
Tani je futur në bunker, bashkë me shokë dhe prej andej lëshoni kritika e telegrame që ia drejtoni Parlamentit. Po pse e kapni veshin e majtë me dorën e djathtë, kaluar pas kurrizit? Mendon se po të shkoni në Parlament do t’ju dhunojnë, si bënë me Gent Strazimirin? Aq u trembët nga dy deputetë-banditë, sa të ikni fare? Po në Parlament ka plot të tillë ska stë, kontrabandistë nafte e oriri, tra kantë e tutorë prostitutash, madje në të dy krahët? Kjo është zgjidhja? Po pse, o Myqerem, nuk shkon në Parlament, ku mund të diskutosh e të të shohin, të dëgjojnë gjithë njerëzia, se po të harrohet emri dhe fytyra? Po fol, o Myqerem, se ta kam dhënë votën të asësh e jo të futesh në bunker! Fol o njeri, fol, thuaj diçka, se tetë vjetët e drejtimit të arsimit nga PDja po i hedhin në kosh të plehrave dhe mundësisht (nëse et dikur) nga foltorja e parlamentit…
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com