Folklori shqiptar përmes ngjyrave, piktori nga Kosova, Xhevdet Spahia çel ekspozitë në Lezhë

LEZHE- Folklori shqiptar i sjellë përmes ngjyrave “rrëfehet” në ekspozitën personale të piktorit nga Kosova, Xhevdet Spahia, të çelur në Galerinë e Arteve të qytetit të Lezhës. Autori, me profesion mësues, zgjodhi pikërisht 7 Marsin për takimin e rradhës me publikun, si një datë domethënëse për të, që bën bashkë dy nga pasionet e tij: mësimdhënien dhe pikturën.

“Në 7 mars e vendosa datën për arsye se 44 vjet punova në arsim. Gjatë asaj kohe hapja herë pas here ekspozita personale, herë me shokë, kolegë të punës e herë me nxënës. Nuk desha ta prish atë traditë dhe thashë ta hap edhe sivjet këtë ekspozitë në Lezhë”, tha Xhevdet Spahia, piktor.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë artistë, kritikë arti dhe përfaqësues të institucioneve lokale.

“Unë e shoh edhe si një shenjë respekti që i bën qytetit tonë, se ne kemi nevojë për transferim vlerash mes qyteteve tona, aq më tepër kur vjen për një qytet mjaft të dashur për ne, siç është Gjakova. Ekspozita e tij nuk bërtet. Është ekspozitë që shpresh dashurinë e tij për kostumet dhe traditën”, tha Pashk Përvathi, piktor.

“Racional në ngjyra, me personazhe sharmante, në qëndrimin antropologjik të racës shqiptare me histori të hershme e me ruajtjen e traditave kulturore”, tha Ymer Metaliaj përgjegjës i galerisë së arteve të Lezhës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët për disa ditë më radhë.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Rama ironizon Bashën: Mu shfaq, ishalla nuk më ikën prapë! Fle aq qetë sa nuk i lëviz fija e flokut! BE nuk flet dot as me bufin

Rama ironizon Bashën: Mu shfaq, ishalla nuk më ikën prapë! Fle aq qetë sa nuk i lëviz fija e flokut! BE nuk flet dot as me bufin