Ish-deputeti i PD Ervin Salianji theksoi se qëllimi i çdo deklarate të tij është bashkimi i demokratëve dhe jo përçarja e tyre.
Ai u shpreh se ka sakrifikuar personalisht për Partinë Demokratike, duke iu referuar dënimit me burg që ka vuajtur.
'Retorika ime është për të bashkuar çdo demokratë. Unë kam bërë burg kur të tjerët kanë pasur ndonjë përfitim. Kam fituar çdo gjë që më është besuar përballë qeverisë. Nuk më armiqëson dot njeri me demokratët mua. Unë nuk hyj tek ata njerëz kur kam një mendim se them, kur kam mendim kur është i drejtë i shkojë gjërave deri në fund. Duke qenë se PD është në moment të vështirë jam i kujdeshëm që të mos i ndajmë demokartët', tha ai.
Lajmi kryesor:
Foltorja, Salianji në Report Tv: S’po bëj gjueti shtrigash, Rama nuk largohet me muzikë në shesh! Nuk mohon kandidimin për kryetar të PD











