Foltorja e Sali Berishës, megafon i hipokrizisë, sarkazmës, akuzës dhe shantazhi

Foltorja e Sali Berishës, megafon i hipokrizisë, sarkazmës, akuzës dhe shantazhi

Sali Berisha

Foltorja e Sali Berishës po shtegëton nga një qark në tjetrin. Diskursi i foltores e ka krijuar profilin e vet. Si edhe herë të tjera, Folësi prej foltores na sjell në kujtesë një pllakë gramafoni të cilën e kemi dëgjuar shumë e shumë herë. Kujtoni..8 dhjetor 1990. I paftuari Sali Berisha vjen nga zyra e Ramis Alisë,  hypën në podiumin demostratës në Qytetin e Studentit, përshëndet shpalljen e pluralizmit dhe vendimin e studentëve për themelimin e Partisë Demokratike. Edhe pse për herë të parë, mjeshtërisht aktroi hipokrizinë, sarkazmën dhe pandershmërinë ndaj studentëve, Partisë Demokratike të sapo krijuar dhe Ramis Alisë

Qysh në nisje, pragmatisti Sali Berisha, ua futi ujin nën rrogoz të gjthëve! Dhe pas 31 viteve Sali Berisha mbetet po ai, Sali Berisha. Nga Foltorja e tij fshikullon metafora dhe sarkazma përmes pyetjes: “Pse SHBA vlerëson pabesinë?”. I bie pragut të dëgjojë dera: i bën apel retorik SHBA!.. Përpiqet që damkën e vesit të pabesisë së vet t’ia faturojë SHBA. Sipas Folësit kuptoni: ”..me te pabesin (Lulzimin) merret i pabesi(SHBA)!”.. Urrejtja ndaj SHBA është një maraz i vjetër e i pa tretur për Saliun. E më tej për të vënë kujën. Vrasësi i votës së lirë bërtet:”Vota e lirë është shpëtimtare”! Sarkazëm therëse. Kë dhe nga se do ta shpëtojë vota e lirë në rastin konkret?! Saliu është antar i PD, është antar i forumeve të PD, është ligjërisht deputet i Grupit Parlamentar të PD. Saliu i ka të gjitha. Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk ka çfarë ti kthejë apo ti shtojë Saliut. Por kuvendi i duhet që ai të resaturojë lavdinë e humbur dhe krenarinë e nëpëkëmbur. Dhe, si gjithnjë, ai e fsheh qëllimin e vërtetë të aksionit.

Karshillëk ndaj SHBA: “Unë jam Sali Berisha. Në s’më njihni, do të më shihni!..”. Duket se vërtet ka ardhur koha që SHBA dhe shqiptarët ta shohin e ta njohin mirë njeriun Sali Berisha. Përmes një hipokrizije të shpifur, për mardhëniet e tij me Lulzim Bashën, i përrallis demokratët: ” Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike.... Nuk e njifja këtë... ”. Hiper hipokrizi, deri në pafytyrësi komunikimi me mbështetsit. Lulzim Basha nuk erdhi nga rruga në PD dhe atje nuk u rrit për një ditë. Ai e mori drejtimin e PD përmes një procesi zgjedhor nën flamurin dhe bekimin e Sali Berishës. Çfarë ai tashmë deklaron, vë në dyshim shumë gjëra. Nëse është kështu, koha do të na sjellë të tjera xhevahire nga kampi i demokratëve! Një tallje ezopiane vjen për karrike thyerit e PD: “Ka ndodhur një spastrim i heshtur, i atyre që kishin punuar me mua dhe nuk i thashë, dakord do të qeverisë me njerëzit e tij, i shihja njëri pas tjetrit se si largoheshin, por...”. Epitaf i merituar për karrike thyerit që jargaviten pas Saliut për ndonjë kockë.

Përtej të gjithave vjen kërcënimi që Saliu i bën Lulzim Bashës përmes zhargonit folklorist-metaforik: “Peng Basha do të jetë mirë të shkojë andej nga erdhi!”. Dy fjali, shumë mesazhe. Kërcënohet Basha, kërcënohet e përgojohet edhe kush ia solli Bashën. Me “zemërgjerësinë” kapos së kupolës, iu jep kohë për reflektim. Iu kujton se PD ka qenë, është dhe do të jetë e Sali Berishës. Kush ka provuar t’ia marrë, ka thyer qafën. Nëse nuk ka reflektim, do të plasij gjylja e madhe e Plakut Mere! Dhe at’here... o burra kush të mund të shpëtojë, si i thonë: O gomari, o i zoti! Çudia më e madhe janë brohoritjet që auditori i rrudhur i foltores i jep atij. E dinë që Saliu tjetër thotë e tjetër mendon, i gënjen ditën për diell. Dhe prapë e brohorasin, e duartrokasin, e adhurojnë... O zot po i fale, shpëtoji nga “hipnoza”! 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 23/09/2021 10:53

    Fjalet e te ndjerit NAMIK HOTI nuk bien kurr poshte! me thenjen maloku Berisha nuk rrezohet kollaj nga kali!veç pushka e rrezon ate kavje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë