Foltores së thirrur nga Ervin Salianji në qytetin bregdetar të Durrësit iu bashkua edhe Ilir Alimehmeti, kandidati më i votuar i Tiranës në zgjedhjet e 11 majit. Alimehmeti tha se ky takim është një frymë për të përmirësuar partinë, për të diskutuar dhe për të përballur mendimet me votuesit. Në fjalën e tij, Alimehmeti tha se nuk ka mendime të gabuara dhe se duhen dëgjuar të gjithë votuesit, pasi PD është parti e lirë.

"Po të jetë për mirë, në mandatin e katërt që zhvat Edi Rama dhe e dimë shumë mirë si zbatohet dhe si thotë Edi Rama. Në një vit kur neve vërejmë se si, me një të rënë të lapsit, Belinda Balluku merr nga 50 milionë euro dhe në fund të ditës nuk dihet a është e sigurt për të kaluar aty apo jo. Nuk jemi mirë. Ne kemi nevojë që këtë regjim ta hedhim një orë e më parë. Shumë prej nesh mund të thonë që na hoqi të ardhmen tonë, por duhet të mendojmë edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Ne mendojmë që mund të bëjmë më të mirën e mundshme për PD.

Kjo është frymë për të bashkuar çdo lloj ideje, personi, votues, simpatizant brenda apo jashtë Shqipërisë që ti rrahim bashkë këto ide. Duhet të flasim me votuesit, votuesi flet me emër, me shpirt, me zemër, e kanë të vështirë dhe ata. Duhet të kuptojmë se këtu nuk kemi vetëm korrupsion financiar, por edhe korrupsion moral, s’mund të transmetohet tek ne. Ne moralin e kemi të parin dhe me këtë moral hajde të bashkojmë idetë tona, nuk ka mendime të gabuara, të gjitha duhet ti dëgjojmë, PD është parti e lirë, ti dëgjojmë dhe ti rrahim këto mendime", tha Alimehmeti.


Lajmi kryesor:

Salianji trazon PD me Foltoren nga Durrësi: Partia duhet të hapet që të mundë Ramën! E paaftë të fitojë zgjedhjet, ndryshimi nis këtu