Pas Foltores në Durrës, Ervin Salianji tha për Report Tv se takimi që u zhvillua me qindra demokratë të Durrësit dhe funksionarë të Partisë Demokratike në këtë qytet, nuk i shërben asnjë interesi personal të askujt, por rienergjizimit të Partisë Demokratike.
Për gazetaren Danjela Maloku, Sali Berishës iu përgjigj duke thënë se sakrifica e demokratëve në më shumë se 12 vite në opozitë, duhet vlerësuar dhe jo të merret e mirëqënë. Ai kujtoi se vetë është ka kryer afro 1 vit dënim për burg për shkak të angazhimit të tij politik në mbrojtje të interesave të Partisë Demokratike
"Unë dua që PD të jetë parti e madhe dhe që njerëzit kanë sakrifikuar shumë. Unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë sakrifikuar financat, energjinë... Sot iste e gjithë kupola e lartë e PD e zgjedhur me votë. Problemi i demokratëve dhe politika brenda PD-së është që askush nuk takon njerëz; kush takon njerëz, bën mirë",- tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Salianji trazon PD me Foltoren nga Durrësi: Partia duhet të hapet që të mundë Ramën! E paaftë të fitojë zgjedhjet, ndryshimi nis këtu











