Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në Report Tv thotë se interesi i lëvizjes së tij është që PD të jetë fituese.
“PD duhet të jetë e shqetësuar për të qenë fituese. Cilido prej qytetarëve që del në protestë duhet të behët në një monument për shkak në të cilën ndodhet situata politike e opozitës dhe PD në Shqipëri. Ajo që nuk shkon, ka njerëz pafund PD, duhet të gjejmë arsyet përse nuk ndjekin këtë logjikë të caktuar të partisë. Kudo që po më kërkojnë demokratët po shkoj ti takoj, po përpiqem të marr prej tyre si e shohin ata problemin që ka PD por edhe zgjedhjet që mendojnë ara për ti dhënë tjetër dimension. Ne kemi interesin që PD të jetë fituese. PD nëse rri në këtë gjendje është fituese apo jo?”, tha Salianji.
Ai shënjestron lidershipin e PD-së, duke thënë se analizën brenda Partisë Demokratike e thirrën vetëm një ditë pasi Belinda Balluku u mor e pandehur. Akuza hedh se kupola e PD-së nuk po e denoncon rastin e Ballukut.
“Analizën e PD një ditë pas u mor e pandehur Balluku, kush e kërkoi? Kush e thirri kryesinë? I vetmi që ka kërkuar protestë, revoltë për rastin e skandalit Rama-Balluku kam qenë unë. Duke menduar se mos jam unë në realitet tjetër se kam dalë nga burgu. Këto janë filma, broçkulla që i thonë njerëzit që në vend të aparat logjik mund të kenë aparat tjetër. Kunata e Ballukut mua më ka fut në burg. Ca e pengon PD? Ka 3-4 ditë që skam dalë unë në asnjë media pse nuk diskutojnë për këtë rast. Kjo është rënie e shtetit, i ka zënë tuneli me 50 mln euro këta poshtë. Nëse ne presim skandalet e qeverisë, skandale ka për të pas çdo ditë. Qeveria është e zhytur, ju arrestua ministri i brendshëm, i shëndetësisë, i pandehur kryebashkiaku i Tiranës e zv.kryeminstrja”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Foltorja, Salianji në Report Tv: S’po bëj gjueti shtrigash, Rama nuk largohet me muzikë në shesh! Nuk mohon kandidimin për kryetar të PD











