Berisha mbush ‘Foltoren’ në Gjirokastër me ish ministra dhe ish drejtorë! Ish kryeministri: Basha votofob, Rama e çoi kaskadën e Drinit në ‘vdekje klinike’, shiti energjinë

Gjirokastra ishte qyteti i radhës që priti  ‘Foltoren’ e Sali Berishës, i cili ripërsëriti edhe një herë të gjitha akuzat dhe arsyet që sipas tij duhet të mblidhet Kuvendi i PD dhe të shkarkohet Lulzim Basha, personin që e solli vetë dhe vendosi në krye të partisë që themeloi në 1990.

Ajo që u vu re në Gjirokastër ishte se  Berisha e mbushi “Foltoren” e tij me ish-ministra dhe ish-drejtorë të kohës që ishte në pushtet 2005-2013, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarët e degës së PD. Ashtu siç pritej deputeti demokrat Tritan Shehu ishte i pranishëm së bashku me Bujar Nishanin, ndërsa iu bashkuan edhe kreu i degës Dasho Aliko, ish ministri i PD, Spiro Ksera. Të tjerë të pranishëm ishin Ismail Sadiku ish kryetar i PD Tepelene, Sevo Mici ish kryetra i Bashkisë Tepelene, Niko Shupuli ish kryetar i Bashkisë Përmet, Bexhet Çobani ish kryetar i Bashkisë Libohove, Altin Çomo ish kreu i PD Gjirokastër, Adil Xhelili kryetar i PD Libohove, Ladi Bana kreu i PD Tepelenë, Esmerald Xhemali kreu i PD Memaliaj, Luan Malko kreu i PD Këlcyrë dhe  Elton Hysenshahaj kreu i PD Përmet.

Berisha foli edhe për krizën energjetike, ku tha se kjo ishte një krizë e shkaktuar nga Rama që boshatisi rezervat hidrike të kaskadës së Drinit gjatë muajit gusht, në vend që të blinte energji duke e kthyer atë kaskadë në ‘vdekje klinike’ .

Në lidhje me rritjen e çmimit të gazit në botë, Berisha tha se Shqipëria nuk preket  pasi përdorimi i tij në vendin tonë është i limituar dhe se 98% e energjisë prodhohet nga burimet ujore.

"Arritjet tona po i zhvën ky zotëria. Sot lajmi sihariqi i madh që jep krue i meduzës është kriza që do të përpijë si lubi Shqipërinë. Cila krizë? Shikoni ca spekulanti i pashpirt që është. është rritur çmimi i gazit, por çfarë gazifikimi kemi ne në Shqipëri? Sa energji elektrike prodhojmë nga gazi ne? Zero. Nqs kriza e gazit kap një vend i cili 25% të energjisë e ka nga gazi, si do të na kap ne që 98% të energjisë e kemi nga ujërat tona. Ky është ndjellakeq i paimagjinueshëm, ky vetëm bën thirrje që lëvizni çmimet, rrisni çmimet se po rritet çmimi i gazit ndërkohë që këtu gazi përdoret për gatim dhe tek tuk dimrit për ngrohje. është kriza që kërkon të induktojë në çdo familje shqiptare. Ky vend sot ka rezervën më të çmuar në hidrike, kaskadën e Drinit, ajo ishte plot e përplot edhe në muajin gusht me 296 m. Kaskada ishte plot dhe si rezervë strategjike kaskada gjithnjë ruhet për vjeshtë. Në verë gjen më lehtë energji dhe blen. Por çfarë ka bërë zotëria me ndrikull grykësinë, ka zbrazur kaskadën, ka shitur gjatë gushtit energji masivisht. Gjer sot janë prodhuar energji 7.2 miliardë kilovat. Janë konsumuar 6, 1.2 miliardë kilovat janë eksportuar dhe tani kaskada është në vdekje klinike. Kjo është arsyeja e krizës. Në vend që të blinte, ai e ka shitur. Kjo është krizë e vërë vetë. Nuk është krizë e gazit në Shqipëri. Është krizë e Edi Ramës dhe ministres së tij që boshatisën kaskadën dhe dalin ju thonë ju do na përpijë kriza. Nafta në Shqipëri është cent për cent baras me Zvicrën. E dini sa janë të ardhurat për frymë në Zvicër. Qytetarët e Zvicrës marrin 18 herë më shumë se ne dhe litrin e naftës e paguajnë njësoj me ne”, tha Berisha.

Berisha nuk harroi as sulmet ndaj Bashës në Gjirokastër, ku tha se ai është një njeri që ka frikë nga vota  dhe se do të mbahet mend si një njeri me votofobi të madhe.

“Lulzim Basha në 8 vite e udhëhoqi PD nga disfata në disfatë. Kryetari në vend që të merrej me mbrojtjen e votës suaj, me mundin tuaj, të djersës suaj u kthye dhe po merret me karrigen e tij. I harroi të gjitha. Ne vijmë sot këtu jo vetëm si opozitë e vjedhur dhe e plaçkitur nga Edi Rama, por vijmë si opozitë e tradhtuar nga Basha, e tradhtuar vota dhe mundi juaj sepse ai nuk flet më as për masakër, as për votë, as për asgjë. Po pse kjo? sepse ai ka tmerr nga vota, ai në historinë e Shqipërisë do të mbahet mend si njeriu me votofobinë më të madhe, me frikën nga vota më të lartë se kushdo tjetër. Por nga ky moment nuk ke të bësh më me ne. ne dhe njerëzit e votës së lirë. Ne i besojmë votës së lirë”, tha Berisha.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
‘Tigri i Tepelenës’ - Berishës: Bëra 70 km për ty o ‘Bud Spencer’ i Shqipërisë

Një prej militantëve të Berishës që mori pjesë në “Foltoren” e Gjirokastrës, ka shkaktuar humor në sallë, ku e ka krahasuar Berishën me ‘Bud Spencer’ i Shqipërisë, ndërsa kujtonte se ata quheshin ‘tigrat e Tepelenës’ në vitet 2000 ku kishte mitingje PD-ja.

“Kam bërë 70 km që të vij këtu. Zoti Berisha të përshëndes. Kujtoj vitit kur ne e prisnim dhe ai ndalonte makinën sapo na shikonte dhe thoshte mbaje makinën se kanë dalë tigrat e Tepelenës dhe Jugut. Mirëserdhe o Sali Ramë Berisha, o “Bud Spencer” i Shqipërisë, o trim. Ne duam të na thuash shumë shpejt do të fitojmë”. tha një militant

Ora 18:33
Meta fushatë të hapur për Berishën, dërgon këshilltarin e tij në takimet e ish lideri të PD në Gjirokastër

Presidenca është institucioni i unitetit dhe paanësisë në politike, por Ilir Meta në rolin e Presidentit ka treguar pikërisht krejt të kundërtën, duke u pozicionuar qartazi në krah të opozitës.

Edhe pse Meta ka shmangur komentimin e debatit në PD për përjashtimin e Berishës, duke thënë se  nuk është detyra e tij si President të merret me këto çështjet, duket se me veprime bënë krejt të kundërtën, komprometon institucionin e Presidencës në çështjet personale të Sali Berishës.

Ilir Meta ka dërguar Këshilltarin e tij për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani, në takimet që Berisha bën me demokratët e Gjirokastrës. Në fotot e publikuara nga vetë Berisha në facebook, dallohet qartë se në tavolinë me përkrahësit e tij në Gjirokastër është edhe Ylli Asllani .  

1633537551_berisha2.jpg

Me rreth të kuq Ylli Asllani

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit