Fond nga qeveria për gratë
dhe vajzat sipërmarrëse

Fond nga qeveria për gratë<br />dhe vajzat sipërmarrëse
TIRANË - Është miratuar një fondi për nxitjen e grave në sipërmarrje nga qeveria, që do të ketë një vlerë të përgjithshme prej 26.5 milionë lekësh dhe do të zbatohet për një periudhë prej katër vjetësh. Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të mund të përfitojnë nga kjo skemë vetëm një herë. Ai do të shtrihet në katër vjet: 
- 2014, vlera e fondit të jetë 2.5 milionë lekë
- 2015, vlera e fondit të jetë 5 milionë lekë 
- 2016, vlera e fondit të jetë 10 milionë lekë 
- 2017, vlera e fondit të jetë 9 milionë lekë


Fondi në Mbështetje të Grave Sipërmarrëse, përveç buxhetit të shtetit të parashikuar si më sipër, mund të ketë si burim financimi edhe donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare. Ai ka për qëllim subvencionimin e normës së interesit të kredive për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të cilat drejtohen nga gratë si pronare apo administratore. Kjo skemë konsiston në pagesën e interesave për kreditë e marra nga gratë dhe që do të përdoren për investime në biznes. Ndihma financiare do të mbulojë 50% të normës së interesit, për katër vite radhazi, dhe jo më shumë se një milion lekë për një kredi, për ndërmarrjet që do të ushtrojnë veprimtaritë e tyre në sektorët prodhues dhe të shërbimit, sektorin e industrisë së lehtë, kryesisht në industrinë e përpunimit aktiv (fason), sektorin e turizmit, fushën e kërkimit dhe të zhvillimit, procesin e agropërpunimit dhe fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit
Gëzojnë të drejtën për të përfituar nga kjo skemë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, të drejtuara nga gratë, të cilat janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, që të jenë ndërmarrje, të klasifikuara si mikro ose të vogla, të kryejnë aktivitet tregtar për jo më pak se 12 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës, të kenë selinë ose vendin kryesor të prodhimit brenda territorit të vendit. Po kështu, duhet që në planin e tyre të biznesit të parashikohet krijimi minimalisht 1 deri në 3 vende të reja të punës brenda 12 muajve nga momenti i përfitimit të fondit.

Kostot
Fondi për gratë sipërmarrëse parashikohet të mbulojë 70 për qind të kostove të pranuara dhe të miratuara nga Komisioni Vlerësues, në varësi të projektit konkurrues, por jo më shumë se 300.000 lekë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com versioni (print) 24 shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura

‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura