Fondacioni 'Vodafone Albania' dhuron 15,000 pajisje 'smart' për fëmijët që nuk mund të kenë akses në mësimin online (VIDEO)

Fushata RedforKids, e iniciuar nga Fondacioni “Vodafone Albania”, në muajin e parë të pandemisë Covid-19, me dhurimin e 5,000 tabletave e celularëve të parë, po vijon misionin, për t’u mundësuar fëmijëve të familjeve në nevojë, në të gjithë Shqipërinë, edhe më shumë akses, në sistemin e mësimit online. 

Në eventin “Digjitalizim, për më shumë akses në arsim”, organizuar në shkollën 9-vjeçare “Kus”, Kashar, Tiranë, në një prej shkollave të përfshira në listën e përfituesve të kësaj iniciative, u prezantua dhurimi i 10,000 paisjeve të tjera smart (telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card) me qëllimin që askush të mos mbetet mbrapa në procesin mësimor. 15,000 pajisje smart është totali i kontributit të Vodafone në kuadër të #RedforKids, një dhurim ky, nga më të rëndësishmit për sistemin arsimor në këto kohë të vështira për vendin.

Të pranishëm në këtë event ishin Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris dhe Drejtoresha e AKSH-it, znj. Mirlinda Karçanaj, si përfaqësues e mbështetës të këtij procesi digjitalizimi në sistemin arsimor në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshmëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh: “RedForKids është iniciativa që ndërmorëm menjëherë në javët e para të karantinës për t’i ardhur në ndihmë atyre fëmijëve që nuk mund të kishin akses në mësimin online. Jam i lumtur që së bashku me Fondacionin tonë kemi mundur të arrijmë tek 15,000 familje nëpër Shqipëri dhe po mundësojmë që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin online, njësoj si çdo fëmijë tjetër. Në epokën digjitale, aksesi online nuk është një luks, por domosdoshmëri. Si kompani lider në teknologji, i japim një rol të rëndësishëm edukimit digjital dhe gjithëpërfshirjes. Digjitalizimi promovon gjithëpërfshirjen dhe ofron mundësi të barabarta aksesi në edukim dhe informacion dhe ne do të vijojmë të kontribuojmë në këtë drejtim. Kjo iniciativë shkon në linjë me objektivat tona si “Vodafone Group”, për krijimin e shoqërisë digjitale dhe ku të gjithë janë të lidhur dhe askush nuk mbetet pas transformimit digjital”, tha ai. 

Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj theksoi se e-Albania ka ngritur një seksion të plotë për arsimin, që nis me aplikimin online për fondin e ekselencës, aplikimin në Maturën Shtetërore, regjistrime në shkollat profesionale, vërtetimin dhe njësimin e diplomave, etj. 

“Në bashkëpunim me MASR, me nisjen e semestrit të dytë mësimor, do të vijmë me një zgjidhje të madhe për cilësinë e arsimit shqiptar! Do të krijojmë dërrasën e zezë elektronike, një “dashboard”, ku nxënësit e gjithë parashkollorit dhe gjimnazit, të shohin në kohë reale rezultatet e tyre, të printojnë dëftesat me vulë elektronike, apo prindërit të cilët njihen me ecurinë e fëmijëve përmes një sistemi online pa qenë nevoja për “mbledhje me prindër”. E kemi gati për implementim dhe në javët në vazhdim do ta prezantojmë me detaje, edhe përpara jush”, tha znj. Karçanaj.
15,000 aparatet smart, po shpërndahen nga MASR për fëmijët e familjeve në nevojë e për nxënës të klasave kolektive, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit.

Drejtori i Përgjithshmëm i Vodafone Albania,  Achilleas Kanaris

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 12/10/2020 23:58

    bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut