Fondet e BE, eksperte italiane për
të ndihmuar Ministrinë e Turizmit

Fondet e BE, eksperte italiane për<br />të ndihmuar Ministrinë e Turizmit
TIRANE - Ekspertja italiane për Cështjet Ndërkombëtare, Barbara di Piazza, do të ndihmojë Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, duke asistuar për një periudhë 6-mujore në përdorimin e fondeve europiane.
 
Në një takim që ministrja Eglantina Gjermeni zhvilloi me ambasadorin italian Massimo Gaiani, u diskutuan mundësitë për  bashkëpunim përmes zbatimit të projekteve konkrete në fushat e turizmit dhe zhvillimit urban.
 
Fokusi kryesor i punës së ekspertes është rritja e kapaciteve institucionale dhe njerëzore dhe përfshirja në rrjete apo nisma evropiane dhe rajonale. Ekspertizë e dobishme për Ministrinë do të jepet lidhur me mundësitë për përftim nga instrumentat e financimit të Komisionit Evropian, ku ekspertja ka një eksperiencë të gjatë.
 
Ndërkaq, ambasadori Italian Z.Massimo Gaiani shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit e cila ka në fushën e saj të përgjegjësisë dy prioritete kryesore, zhvillimin urban dhe turizmin. Për ambasadorin Gaiani misioni i ekspertes Di Piazza merr rëndësi të veçantë në kushtet e përmbushjes së angazhimeve të Ministrisë.

gjermeni gaiani
(Foto: Ministrja Gjermeni dhe ambasadori italian Gaiani)
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç