Fondet e BE, Procredit Bank: Si
mund të rrisim investimet në bujqësi
ProCredit Bank organizoi në Korçë, në Komunën Pojan, një takim me agrobizneset e zonës, të interesuar për të përfituar nga skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit, të ofruara nga AZHBR
TIRANE - Si një partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm financiar për Agrobizneset, ProCredit Bank organizoi në Korçë, në Komunën Pojan, një takim me agrobizneset e zonës, të interesuar për të përfituar nga skemat kombëtare dhe ndërkombëtare të financimit, të ofruara nga AZHBR (Agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural) nëpërmjet fondit IPARD-Like. Gjithashtu, pjesëmarrësit u njohën edhe me shërbime të përgjegjshme financiare të ProCredit Bank me kushte lehtësuese për këtë sektor të rëndësishëm.
ProCredit Bank, në bashkëpunim me institucione partnere si dhe ekspertë të fushës, organizuan një takim për të informuar bizneset lokale mbi skemat kombëtare dhe ndërkombëtare në mbështetje të agrobizneseve si dhe shërbimeve financiare të ofruara nga ProCredit Bank.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet, ishin gjithashtu edhe sipërmarrës që kishin përfituar në mënyrë të sukseshme nga skemat e mëparshme të IPARD-Like, duke ndarë me të pranishmit eksperiencën e tyre dhe ofruar mundësi të reja bashkpunimi në biznes.
Ky takim shërbeu gjithashtu për të theksuar rëndësinë që i jep ProCredit Bank konsulencës teknike për këto projekte dhe orientimin për financim. Pjesëmarrësit u njohën me mundësitë e financimit për agrobizneset, në përputhje me specifikat dhe sfidat që shfaq sektori. Një rëndësi e veçantë iu kushtua kryerjes së investime në agrobiznes nëpërmjet përdorimit të masave të eficiencës së energjisë, si një mënyrë për reduktimin e kostove dhe përmirësimit të kushteve të biznesit.
ProCredit Bank Shqipëri është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, që operon në mënyrë të suksesshme në 22 shtete në 3 kontinente. Ne ofrojmë standardet më të larta gjermane në shërbimin ndaj klientit, komunikimin e thjeshtë dhe transparent si dhe ofrojmë shërbime të përgjegjshme financiare.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18