Fondet e Konferencës së Donatorëve, banorët e Thumanës optimistë: InshAllah ndërtohen sa më shpejt shtëpitë (VIDEO)

Pas Konferencës së Donatorëve ku Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro për rindërtimin e dëmeve nga tërmetit i 26 nëntorit, banorët e Thumanës shprehen optimist për ndërtimin e banesave të tyre por gjithashtu nuk mungon edhe skepticizmi. E moshuara Lumturie Koleci, e cila jeton në çadër thotë që ka shpresë por uron që këto para të shkojnë për ndërtime dhe jo në xhepat e pushtetarëve.

"InshAllah sa më shpejt i ndërtojnë, kemi shpresa se na kanë premtuar që do t'iu bëjmë shtëpinë, kemi shpresa por mos i çofshin nëpër xhepa. Jemi optimist por të shohim tani", tha Lumturie Koleci

Katër anëtarët e familjes Koleci në Thumanë jetojnë në çadër prej tre muajsh pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi banesën. Ramadan Koleci tregon vështirësitë e jetesës në kushtet e një çadre në këto ditë të ftohta.

"Nata është shumë e ftohtë, ka lagështirë. Na kanë dhënë bonus qiraje, kemi një muaj që na e kanë dhënë por ku të ikim ne, nuk na lënë asgjë këtu", thanë banorët

Banorët e prekur nga tërmeti kanë përfituar dhe bonusin e qirasë, por shumë familje ne zonat rurale nuk pranojnë të largohen për shkak se nuk kanë ku të lënë bagëtitë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik