Fondet për emergjencën/ PD i përgjigjet Ramës: Ligji parashikon anulimin e koncesioneve në pandemi

Fondet për emergjencën/ PD i përgjigjet Ramës: Ligji parashikon anulimin e koncesioneve në pandemi

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili tha se qeveria nuk do të nxjerrë asnjë vendim për ndërprerjen e punës në fabrika dhe sipërmarrje të tjera të zinxhirit prodhues. Ajo i bën thirrje kryeministrit që të ndërpresë koncesionet në shëndetësi, sipas saj, abuzive për të përballuar këtë situatë.

"Milionat vertetë nuk bien nga qielli, siç thotë Edi Rama, por edhe tek Vilma Nushi nuk ka pse i çon. Nëse ka vullnet, Edi Rama ka ku i gjen paratë për të përballuar krizën. Ligji parashikon mundësinë që kontrata e koncesionit korruptiv dhe të padobishëm e checkup-it të ndërpritet në raste epidemish.

Po kështu të gjitha kontratat e ngjashme abuzive të shëndetësisë, që nuk u shërben qytetarëve, duhen ndêrprerë! Jemi në një superepidemi, në një pandemi globale, por Edi Rama vazhdon të zvarritet, që t’i japë sa më shumë miliona të mundet Vilmës dhe ortakëve të tij! Ja ku i ke lekët! Varu tani nga këmbët në Sheshin Skënderbej!" thotë Vokshi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim