Fondi i ekselencës, Shehu: Kriter
mesatarja, 2 muaj afat për aplikime

Fondi i ekselencës, Shehu: Kriter<br />mesatarja, 2 muaj afat për aplikime
Që nga data 1 mars deri në fund të muajit prill të gjithë të interesuarit që do të ndjekim studimet në vitin e parë, pavarësisht ciklit të studimi,“Bachelor”, “Master” apo “Doktoratë” , mund të dorëzojnë dokumentacionin përkatës për të përfituar nga Fondi i Ekselencës, që Ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion.

Migena Shehu, kryetare e Sekretariatit Teknik të Programit të Fondit të Ekselencës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ka sqaruar edhe kriteret që duhet të plotësohen nga kandidatët

“Skema jonë e financimit ka disa lloje përfituesish. Përfituesit kryesor janë maturatët të citlët kanë arritur të mbyllin me sukses vitet e shkollës së mesme dhe janë pranuar në një nga 15 universitet më të mira të botës, dhe pjesa tjetër janë studentët që kanë mbaruar studimet bachelor dhe duan të fillojnë studimet master po në një nga 15 universitet më të mira të botës dhe sigurisht doktorantët tanë të cilët janë pranuar të kryejnë Doktoratën në shkenca shoqërore dhe ekonomike në një nga 15 universitet më të mira të botës dhe ata që do të kryejnë Doktoratën në në shkencat teknike dhe natyrore duhet të jenë pranuar në një nga 50 universitetet më të mira”, tha Migena Shehu, kryetare eSekretariatit Teknik të Fondit të Ekselencës. 

Aplikantët, kriter kryesor kanë mesataren mbi 9 si dhe të jenë pranuar nga 15 universiteteve më të mira në botë sipas rankimittë Times Higher Education.

Specifikohet se për studentin që do të ndjek studimet e ciklit të parë “Bachelor” me rëndësi është që ketë mbaruar të gjitha vitet e shkollës së mesme me mesataren 9, për studentët që do të studiojnë në ciklin e dytë “Master” duhet të kenë mbaruar studimet universitare në “Bachelor” në shkencat shoqërore dhe ekonomike me mesatare mbi 9.5, ndërkohë që në studimet universitare “Bachelor” në shkenca teknike dhe natyrore studentët duhet të kenë arritur një mesatare mbi 9.

"Ata që duan të ndjekin studimet e Doktoratës, mesatarja nuk është kriter, mjafton që të jenë pranuar në një nga 15 shkollat më të mira për shkenca shoqërore dhe në një nga 50 universitetet më të mira për shkencat teknike dhe natyrore", u shpreh Shehu.

“Vlera e mbështetjes financiare do të përllogaritet në bazë të planit financiar të universitetit pritës, në rast se universiteti pritës nuk ka sjellë një plan financiar, por nga eksperienca dhe praktika e deri tanishme ata e sjellin gjithmonë, atëherë studenti në bazë të parashikimit të shpenzimeve financiare të shtetit ku do të kryejë studimet universitare mund të nxjerr të dhënat mbi koston e jetesës dhe tarifën e shkollimit...Shpenzimet e një udhëtimi vajtje ardhje në vit, mbulohen nga bursa e Fondit të Ekselencës”, tha Shehu. 

Të gjithë të interesuarit për çdo detaj, dokumentacion, afat kohor dhe fazat e aplikimit mund t'i gjejnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku janë edhe të gjitha detajet për Fondin e Ekselencës

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv