Fondi i kompensimit të
pronarëve, me shtyrje afati

Fondi i kompensimit të<br />pronarëve, me shtyrje afati
TIRANE- Fondi prej 300 milionë lekësh të reja, i miratuar muaj më parë nga qeveria Berisha, që do të përdoret për kompensimin e subjekteve të shpronësuara, pritet të ndahet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2014. Megjithëse ishte parashikuar që pronarët të merrnin pagesat brenda muajit shtator, shpërndarja është shtyrë. Burime pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sqarojnë që kjo ndodh për shkak se Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkive në rrethe u është lënë një afat kohor tremujor për të kthyer përgjigjet për aplikimet dhe për të bërë verifikimin e dosjeve.

Aktualisht, ka kaluar një muaj nga ky afat. Fondi i kompensimit është miratuar më 17 korrik. Ndërsa procesi i ndarjes së parave është zvarritur. Përfitues të tij do të jenë vetëm ata qytetarë që kanë vendimet më të vjetra dhe kur vendimi i Komisionit të Pronave është i formës përfundimtare. Në total pritet, që numri i pronarëve përfitues të jetë rreth 50. Ky fond në buxhet nuk mund të eliminohet me kalimin e vitit dhe duhet të përdoret vetëm për kompensim.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë