TIRANE - Fondi i Sigurimeve Shëndetësore miratoi dje vendimin për rritjen mesatare te pagave me 3.1 % për mjekët e familjes dhe infermierët e qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.
Rritja më e lartë është parashikuar për mjekë që mbulojnë zonat qendrore, paga e të cilëve, nga 55.335 lekë, behet 57.335 lekë.
Për mjekët që mbulojnë zonat kodrinore paga rritet nga 65.335 lekë në 67.335, ndërsa për ata të zonave malore, paga e të cilëve ishte 83.335 lekë, bëhet 84.335 lekë.
Nga kjo rritje përfitojnë rreth 1.600 mjekë familjeje, me nje efekt financiar 5 mujor rreth 17.8 milion lekë.
Fondi sqaron më tej se edhe pagat e mjekëve specialistë në qendrat shëndetesore ndryshojnë vetëm në elementin e pagës për pozicion, në vlerë absolute 1.300-1.500 lekë në muaj.
Paga mujore bruto e mjekëve specialistë me vjetërsi pune mbi 25 vjet varion nga 54.800 lekë në 58.000 lekë.
Ndërkohë, edhe paga e personelit infermieristik në total pëson një rritje 2.33-4.23%.
Nga 15 korriku pagat mujore bruto të infermiereve me arsim të mesëm, me vjetërsi pune 25 vjet, arrijnë deri në 37.000 lekë, e inferimiereve me arsim të lartë arrijnë deri në 41.500 lekë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com