Fondi i Sigurimeve Shëndetësore
mbulon 70 mijë pacientë diabetikë

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore<br />mbulon 70 mijë pacientë diabetikë
TIRANE- Gjatë mbledhjes së posaçme të Komisionit të Shëndetësisë të zhvilluar sot në Kuvend në lidhje me situatën me diabetin, drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor  Astrit Beci u shpreh se: Pacientët diabetikëve trajtohen gjerësisht nga FONDI si përsa i takon rimbursimit të barnave ashtu edhe parandalimit, përmes vendosjes së indikatorëve të cilësisë pranë mjekut të familjes, për kapjen në kohë të sëmundjes dhe zgjatjen e kohës së fillimit të komplikacioneve.
“Skema e sigurimeve eshte e ndjeshme sidomos per kategorite e të semurëve, te cilet vuajne nga diagnozat kronike, sikunder eshte dhe semundja e diabetit, duke i trajtuar ne menyre te permuajshme me recete te rimbursuar. Diabeti si nozologji kronike ze vendin e dyte per nga shpenzimet e rimbursimit te barnave ose zë 17% të shpenzimeve totale të rimbursimit në vit. Për këtë vit, janë 1.3 miliard lek (të reja) që FONDI i Sigurimeve Shëndetësore parashikon vetëm për rimbursimin me barna të pacientëve me diabet”, tha z.Beci.
 
Kjo sëmundje po kthehet në një “pandemi” në kuptimin e shtrirjes së sëmundshmërisë në popullatë. Kjo reflektohet qartësisht dhe në ritmet e rritjes së pacientëve që kanë nevojë për insulina.
 
“Sot ne si FOND trajtojmë 70 mijë pacientë cdo muaj me insulina, ndërsa shpenzimet për barnat që shkojnë për diabetikët janë rritur me rreth 500 milion lek të reja vetëm gjatë 3 viteve të fundit. Po vihet re dhe shtimi i rasteve me diabet edhe tek fëmijët.
Më konkretisht – janë 180 femije deri 14 vjec qe vuajne nga diabeti tip 1 dhe mjekohen me insuline, ndersa nga mosha 14 – 18 vjec jane 130 paciente”, u shpreh drejtori i FONDIT.
 
Lidhur me permiresimin e ndjekjes se femijeve me diabet, ne bashkepunim me Shoqaten e Diabetit do te mundesojme – tha z. Beci-  shperndarjen e strishave per kryerjen e testit te glicemise, por duhet theksuar qe ne vazhdimesi, menaxhimi I semundjes kerkon edhe kryerjen e testitt te hemoglobines se glukozuar (HbA1c).
 
Aktualisht në listën e barnave të rimbursueshme janë dy lloje Insulinash: humane dhe analoge (me veprim te shkurter dhe me veprim te zgjatur) si dhe antidiabetikët oralë.
Por përvec barnave që ne rimbursojmë për diabetikët, ka mjaft sëmundje që shkaktohen si komplikacion nga diabeti, për të cilat FONDI garanton mbulimin me barna, si problemet e veshkave, ato kardiologjike, verbëria që shkaktohet nga diabeti etj.
 
Nisur nga trendi ne rritje i semundjes se diabetit ne keto vite, shpenzimet shume te larta qe mbart trajtimi i saj, rendesia qe ka depistimi per cilesine e jetes dhe per parandalimin e invalidizimit te te semureve, FONDI ka perfshire nje indicator specific si pjese e indikatoreve te cilesise per Qendrat Shendetesore: Përqindja e pacientëve me Diabet Melitus që kanë nivelin e glicemise esëll brenda normave / HbA1c. Ky indicator vlereson numrin e te semureve te diagnostikuar e trajtuar me diabet per te cilet parametrat e semundjes jane nen kontroll dhe brenda normave te lejuara. Per 6 mujorin e pare 2014 ky indicator eshte realizuar ne masen 63%.
Gjithashtu - për diagnostikimin e hershëm dhe trajtimin në kohë të diabetit, depistimi i popullatës për diabetin Tip 2, është pjesë e kontrollit mjekësor bazë për grupmoshën 40-65 vjec, i cili do të nisë të zbatohet brenda vitit. Kjo do të ndihmojë në permiresimin e cilesise se jetes, zgjatja e kohes se fillimit te komplikacioneve të diabetit dhe pakesimi i hospitalizimeve, qe jane kosto per individin, shoqerine dhe per sherbimin shendetesor.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie