Fondi i Sigurimit: Fryrje artificiale e strukturave, ristrukturim për më shumë efikasitet

Fondi i Sigurimit: Fryrje artificiale e strukturave, ristrukturim për më shumë efikasitet

Pamje nga QSUT

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar sot pas shkarkimit të 30 mjekëve në QSUT.

Ky Fond sqaron se institucioni ka nisur procesin e ristrukturimit, per shkak se nder vite, struktura ishte tejet e fryre dhe joeficiente.

Ristrukturimi i Fondit u kthye ne domosdoshmëri per arsye se ne funksionimin e kësaj strukture kishte detyra e kompetenca te mbivendosura, pra e njejta pune kryhej nga disa persona ne sektore apo drejtori te ndryshme, konstatuar dhe nga autoritetet kontrolluese ne raportet e tyre.

Gjithashtu kishte mospërputhje mes përshkrimit të punës dhe pozicioneve të krijuara, çka bënte që shumë pozicione të mos kishin ngarkesë reale pune dhe që struktura të rëndohej artificialisht.

Per keto arsye u rishikua struktura dhe numri i punonjesve me vendim te Keshillit Administrativ te dates 25.09.2017.

FSDKSH garanton: "Me kete ristrukturim, jo vetem nuk eshte cenuar sherbimi ndaj qytetateve, por struktura eshte me efikase pasi nuk ka me mbivendosje funksionesh. Me kuader te ristrukturimit, nje pjese te funksioneve te drejtorise se Fondit ne QSUT i kane kaluar drejtorisë qendrore. Ne jemi te angazhuar qe çdo punonjës që preket nga ky ristrukturim te mos cenohet, si dhe te trajtohet ne zbatim te plotë dhe rigoroz të Kodit të punes dhe akteve ligjore ne fuqi".

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë