Ristrukturimi në FSDKSH 'largon' nga puna rreth 30 punonjës

Rreth 30 punonjës të drejtorisë së shërbimeve spitalore universitare të FSDKSH thonë se janë duke u larguar nga puna.

Rreth një javë më parë, këtyre punonjësve mes tyre mjekë, ekonomistë dhe farmacistë iu kërkohen bisedime zyrtare në lidhje me vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre të punës.

Sot, në një protestë simbolike disa prej tyre kërkojnë të informohen në lidhje me pushimin e mundshëm nga vendi ku ata punojnë aktualisht.

Në një mënyrë jo transparente, pa një procedurë që ne nuk e kuptojmë, apo pa një takim me drejtoreshën aktuale këtu, pa një sqarim asgjë, kemi marrë një shkresë ku thuhet që jemi pushuar nga puna dhe kemi marrë një shkresë për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.

Drejtoresha këtu nuk na ka bërë të ditur asgjë personalisht. Motivacioni është ristrukturim. Një pjesë i kanë mbajtur një punë dhe një pjesë I kanë flakur në rrugë.

Naun Sinani, mjek

Proces verbali ishte i bazuar në dy vendime, 63 dhe 14. Njoftimi nuk është bërë për të gjithë punonjësit e institucionit, por është bërë vetëm për një grup.disa rrinë dhe kanë marrë letër qendrimi, kurse ne të tjerët kemi marrë njoftim për ristrukturim të institucionit.

Lulëzime Gecaj, mjeke

Unë jam ekonomiste. Jam që në fillimet e para të kësaj drejtorie. Jam që në 2003 që kam filluar punë në fond. Aktualisht jam specialiste finance, ku mua nuk më është shkrirë vendi i punës, por është marrë një tjetër në vendin tim.

Suzana Tahiraj, ekonomiste

Kërkesat e tyre janë në lidhje me transparencën dhe motivacionin e këtij strukturimi.

Unë jam mjeke, me gradën doktorëshë e shkencave mjekësore dhe momentalisht aty rrinë në punë specializantë që punojnë këtu dhe ndërkohë kryejnë specializimin brenda 8 orarëshit të punës. Dhe them: Mbi ccfarë kriteresh janë bazuar që kanë bërë këtë përzgjedhje komisioni që është ngritur nga zonja drejtoreshë.

Lulëzime Gecaj, mjeke

Në rast se në Shqipëri kemi rreth 42 spitale rajonale dhe bashkiake. Kemi rreth 4-5 spitale universitare, janë paketat e shërbimeve, kontratat me spitalet private atëherë do të kontrollohen këto spitale nga 8 veta?!

Naun Sinani, mjek

Megjithatë, kësaj kërkese të mjekëve, drejtuar edhe nga media drejtoria e shërbimeve spitalore universitare nuk pranoi ti përgjigjej.


Njoftimi për takim drejtuar mjekes Lulëzime Gecaj


 Njoftimi për riemërimin e vendit të punës për mjeken Lulëzime Gecaj 
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë