Fondi Monetar akordon këstin e dytë
të huasë, 26.7 mln € për Shqipërinë
FMN akordon këstin e dytë të huasë, duke e çuar shifrën totale të dhënë deri tani në 53.3 milionë euro. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar njoftoi se miratoi sot rishikimin e parë të performancës ekonomike të Shqipërisë në bazë të një programi të mbështetur nga një marrëveshje e Mekanizimit Lehtësues të Fondit (EFF).
TIRANE- FMN akordon këstin e dytë të huasë, duke e çuar shifrën totale të dhënë deri tani në 53.3 milionë euro. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar njoftoi se miratoi sot rishikimin e parë të performancës ekonomike të Shqipërisë në bazë të një programi të mbështetur nga një marrëveshje e Mekanizimit Lehtësues të Fondit (EFF). Përfundimi i rishikimit u mundëson autoriteteve të tërheqin një shumë shtesë prej rreth 26.7 milionë eurosh, duke e çuar shumën totale që është bërë e disponueshme deri tani për Shqipërinë në rreth 53.3 milionë euro.
Bordi Ekzekutiv i FMN ka miratuar një marrëveshje huaje të butë 36 mujore për Shqipërinë më 28 shkurt me një shumë prej rreth 334.4 milionë eurosh në total, që duhet të jepet me këste, në bazë të performancës së vendit.
“Në fund të marsit 2014 kriteret e performancës u përmbushën dhe progres i mirë është bërë përsa i përket kritereve të reformave, thekson Fondi. Ekonomia po tregon shenja tentative rimëkëmbjeje në 2014, e nxitur nga një rigjallërim i eksporteve, por prodhimi mbetet nën potencial”, sipas njoftimit të FMN.
Transhi i parë i huasë kaloi në buxhetin e shtetit në prill, kur u krye një transfertë me vlerë 26 milionë euro. Ndërkohë, në maj mnë mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërriti në Tiranë dhe nisi takime intensive me palën shqiptare, si pjesë e vizitave të planifikuara çdo tremujor, për të vlerësuar ecurinë e qeverisë në fushën financiare, në kuadër të marrëveshjes që kjo e fundit ka nënshkruar me FMN-në.
FMN është informuar dhe lidhur me procesin e shlyerjes së borxhit të prapambetur, ku tashmë ka nisur zgjidhja e ngërçit mes shtetit dhe bankave për njohjen e kredive të fshira si detyrim të zbritshëm.
Një tjetër pikë e rëndësishme ka qenë ajo e ecurisë me likuidimin e faturave të prapambetura, një nga pikat ku FMN po ngul këmbë që prej shtatorit dhe që është dhe një nga kushtet e kredisë së FMN-së. Deri tani Financat kanë derdhur në thesar për të tretët rreth 337 milionë dollarë, në pjesën më të madhe TVSH e rimbursueshme, ndërsa është përshpejtuar dhe procesi i tërheqjes së fondeve nga biznesi.
Sipas marrëveshjes së kredisë, FMN do të rishikojë çdo tre muaj performancën e qeverisë shqiptare. “Ne shikojmë objektivat, shikojmë performancën, përshtatemi dhe, nëse ekonomia është e dobët, ne përshtatemi, nëse ekonomia është e fortë, ne përshtatemi, shohim se çfarë është bërë. Nëse qeveria nuk ka marrë disa masa, ne do ta raportojmë në Bord dhe do të themi në publik se kjo është bërë dhe kjo jo. Më pas vazhdojmë, duke thënë se ‘në përgjithësi qeveria ka ecur mirë’, apo ‘në përgjithësi qeveria nuk ka ecur mirë’.
Kjo do të vazhdojë, në rast se në njëfarë faze angazhimi i qeverisë është shumë i dobët dhe ne nuk mund ta mbështesim atë dhe në shumë raste ne ndalojmë. Por, në anën tjetër, nëse angazhimi i qeverisë është i fortë, shikojmë se është bërë progres, do të vazhdojmë me programin. Por në thelb, ne do të jemi në terren çdo tre muaj”, ka pohuar pak kohë më parë shefi i FMN-së për Shqipërinë, Nadeem Ilahi.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
34.8%
-
Gafë
60.1%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot
9 Janar, 08:20
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ndiqni instinktet tuaja në vendimet që merrni, veçanërisht në vendin e punës, horoskopi për sot
9 Janar, 08:10
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09
-
Media kolumbiane 'Semana': Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri
9 Janar, 08:01
-
SHBA/ Zjarret jashtë kontrollit në Los Anxhelos, përfshijnë edhe Hollywood Hills, shkaktojnë 5 viktima! Presidenti Biden anulon vizitën në Itali
9 Janar, 07:46
-
Maqedoni e Veriut/ Universiteti i Tetovës heq nga puna ish-zv.kryeministrin Artan Grubi! U shpall non-grata nga SHBA
9 Janar, 07:20
-
Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (EMRI + VIDEO)
8 Janar, 23:55
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
Padova/ Telefonata e fqinjit tradhton bandën e ‘skifterëve’ shqiptarë, 3 të arrestuar gjatë grabitjes me kapuçë dhe kaçavida!
8 Janar, 23:02
-
Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’
8 Janar, 22:41
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 20 mijë euro në pelenat e mbesës, në pranga shqiptari klandestin! I sekuestrohet kokainë edhe në makinë, nervozizmi e tradhtoi
8 Janar, 22:36