Pjesë e këtyre kostove të parashikuara në vendimin e qeverisë do të jenë:
a) përshtatje produkti, përfshirë ambalazhimin dhe etiketimin, certifikim produkti, vlerësim konformiteti dhe zbatim të sistemeve të menaxhimit të cilësisë;
b) pjesëmarrje në panaire jashtë vendit;
c) krijim faqeje interneti, zhvillim të tregtisë elektronike dhe promovim, publikim dhe hartim materialesh promovuese;
ç) shërbime këshillimore. Në këtë rast kostot që mund të bashkëfinancohen nuk mund të jenë më shumë se 50 % e kostos totale të këtyre shërbimeve.”.
Kostoja për zbatimin e këtij vendimi i cili do zbatohet nga Fondi Shqiptar i Konkurueshmërisë, përgjatë viteve 2013 dhe 2014 do të jetë 20 milionë lekë në vit, ndërsa në vitin e fundit, atë 2015 vlera do të jetë 28 milionë lekë.
Më poshtë vendimi i plotë i qeverisë:
VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.419, DATË 15.5.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË KONKURRUESHMËRISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, 6, shkronjat “a”, “b”, “d”, “e”, dhe 7, pika 1, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, të ndryshuar, dhe të neneve 17 e 18, të ligjit nr.10303, datë 15.7.2010, “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.419, datë 15.5.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë u jep ndihmë financiare të drejtpërdrejtë ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, deri në 1 400 000 (një milion e katërqind mijë) lekë, por në asnjë rast më shumë se 70% të kostove të pranueshme. Në kostot e pranueshme që mund të bashkëfinancohen, përfshihen kostot për:
a) përshtatje produkti, përfshirë ambalazhimin dhe etiketimin, certifikim produkti, vlerësim konformiteti dhe zbatim të sistemeve të menaxhimit të cilësisë;
b) pjesëmarrje në panaire jashtë vendit;
c) krijim faqeje interneti, zhvillim të tregtisë elektronike dhe promovim, publikim dhe hartim materialesh promovuese;
ç) shërbime këshillimore. Në këtë rast kostot që mund të bashkëfinancohen nuk mund të jenë më shumë se 50 % e kostos totale të këtyre shërbimeve.”.
2. Në shkronjën “a”, të pikës 3, hiqen fjalët “... dhe që gjatë procesit i japin një vlerë të shtuar të konsiderueshme produktit përfundimtar ...”.
3. Në shkronjën “b”, të pikës 3, hiqen fjalët “... për zgjerimin e eksporteve ...”.
4. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Fondi Shqiptar i Konkurrueshmërisë të zbatohet për një periudhë 3-vjeçare, gjatë viteve 2013 dhe 2014, me një vlerë prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh për secilin vit, ndërsa për vitin 2015, me një vlerë prej 28 000 000 (njëzet e tetë milionë) lekësh.”.
5. Kudo në vendim emërtimi “Ministri/a i/e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës” zëvendësohet me “Ministri/a përgjegjës/e për ekonominë”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)