Fondi Shqiptar i Zhvillimit jep për
qarkullim urën e Hardhishtës

Fondi Shqiptar i Zhvillimit jep për<br />qarkullim urën e Hardhishtës
TIRANE - Ura e re e Hardhishtës, e cila u ndërtua me një investim prej 200 milionë leke nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ka nisur të shfrytëzohet masivisht nga banorët e fshatrave të komunës Gjepalaj.

Megjithëse nuk është plotësuar përfundimisht me sinjalistikën përkatëse, ura e sapondërtuar mundëson qarkullimin e automjeteve dhe banorëve, të cilët nga rruga e vjetër nacionale Durrës – Ndroq – Tiranë mund t'u drejtohen fshatrave të kësaj zone e më pas edhe qytetit të Shijakut.

Kjo urë u dëmtua rëndë në fund të viteve 2000 dhe falë financimit aktual ajo u ndërtua krejtësisht e re, e plotësuar me dy korsi dhe me trotuarët përkatës. Infrastruktura e komunës Gjepalaj, në jug të qarkut, ishte plotësuar disa muaj më parë me rrugën prej 6.3 km Shijak- Hardhishtë.

Këshilli i qarkut miratoi para disa muajsh edhe linjën e re ndërqytetëse Durrës – Hardhishtë - Durrës, që do të mundësojë lëvizjen e autobuzëve në këtë segment dhe që është një tregues i përmirsimit rrënjësor të infrastrukturës në komunën tonë. Komuna Gjepalaj ka një territor prej 30 km katrorë dhe në 9 fshatrat e saj jetojnë mbi 6.300 banorë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë