‘FoodLand’, festivali i ushqimit të shëndetshëm! Veliaj: U dedikohet konsumatorëve të vegjël

‘FoodLand’, festivali i ushqimit të shëndetshëm! Veliaj: U dedikohet konsumatorëve të vegjël

Perime që kërcejnë, pemë frutore argëtuese dhe një libër me receta të shëndetshme për shefa të vegjël! Këto janë disa nga detajet e festivalit tre ditor “FoodLand”, i cili po zhvillohet nga Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit pjesë e Bashkisë Tiranë, në zonën e Parkut të Liqenit.

Festivali i dedikohet fëmijëve me qëllim ndërgjegjësimin e konsumatorit të vogël, mbi mësimin e zakoneve të mira të ushqimit. Për këtë arsye pjesmarrës janë fëmijë të moshës 5, 6 dhe 7 vjeç të cilët jo vetëm u argëtuan me lojëra zbavitëse, por morën pjesë dhe në konkursin e gatimit. Përmes ndihmës së nutricionistes Dhurata Thanasi, mësuan mbi ushqimet e shëndetshme, por edhe si të “fshehin” shijshëm ato produkte që shpesh herë vogëlushët si kanë shumë qejf.

“Edukimi jo vetëm për t’u ushqyer shëndetshëm, por edhe jeta aktive përmes sportit, është në fokusin e vijueshëm të fushatave ndërgjegjësuese që ka Bashkia e Tiranës. Ky festival është vetëm një nga dhjetra të tillë që këtë vit i përkushtohen këtij qëllimi”, tha Andi Seferi, Nënkryetar i BT.

“Në kuadër të Ditës Botërore të Konsumatorit po organizojmë këtë festival, i cili synon ndërgjegjësimin e konsumatorit të së ardhmes.”, u shpreh Laura Deliu, Drejtore e Përgjithëshme e AMK-së. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryebashkiaku Veliaj ka edhe një ftesë të hapur për gjithë prindërit dhe fëmijët.

“MIRËMËNGJESI nga “FoodLand Fest"! Një festival që i dedikohet konsumatorëve të vegjël dhe rëndësisë së mësimit me zakonet e shëndetshme, si ushqimi dhe sporti”, shkruan Veliaj.

“FoodLand Fest” po organizohet tek Amfiteatri i Liqenit, në datat 16, 17 dhe 18 Mars duke ftuar çdo vogëlush të bëhet pjesë e lojërave kreative mbi ushqimin e shëndetshëm.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Better: 17/03/2023 13:01

    Sh bukur,mbille Perimetrin e Liqenit Artificial edhe me Pemë Frutore,shtoje gjelbërimin!..Psh mund t'a Projektoni gjithë Hapësirën poshtë Digës së Liqenit si një Parcelë me Pemë Frutore Të Shumëllojshme(Limona,Mandarina Portokalle,Ullinj,Nespole,Fiq etj)..Madje edhe Tarracën e Digës bëje një Vresht me Rrush..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara