Football Leaks, miliona euro
evazion fiskal nga yjet e futbollit

Football Leaks, miliona euro<br />evazion fiskal nga yjet e futbollit
Një bashkëpunim midis 12 gazetave europiane së shpejti do të publikojë një prej skandaleve më të mëdha në botën e futbollit. Ky skandal ka lidhje me shmangien e taksave nga ana e shumë yjeve të futbollit.

Deri në këto momente janë përmendur shumë emra të njohur ku përfshihet edhe ai i yllit të Real Madrit, Cristiano Ronaldo. Gjithashtu në këtë  skandal pretendohet të jetë përfshirë edhe trajnei aktual i Manchester Junajted, Jose Mourinho.

Sipas mediave të ndryshme  Ronaldo dyshohet për shmangje të taksave për 150 milion euro, por përfaqësuesit ligjorë të lojtarit kanë dalë në një deklaratë ku shprehen se Ronaldo nuk është i përfshirë në shmangien e taksave dhe se çdo veprim monetar i CR7 është bërë sipas rregullave të vendit ku është kryer.

Ndërkohë pritet që në tre javët në vazhdim të publikohen dokumenta të cilat e vërtetojnë shmangien e taksave nga shumë lojtarë.

Redaksia online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve