"Forbes", Johnny Deep, aktori më
i paguar i Hollywoodit për 2015-ën 

i paguar i Hollywoodit për 2015-ën ">
Johnny Deep është shpallur nga revista “Forbes” si aktori i më i paguar i Hollywoodit për vitin 2015. Aktori 52-vjecar ka një pasuri vjetore prej 30 milionë paund. Johnny Deep ndiqet nga të tjerë emra të njohur si Denzel Washington, Will Ferrel apo Will Smith. Pra ky bilanc që bën revista “Forbes”, është negativ për të përzgjedhurit e listës, pasi janë mbipaguar për role që kishin pritshmëri më të mëdha fitimi prej tyre.

Një tjetër e veçantë e listës është edhe fakti që përmban vetëm emra meshkujsh.Por në kontrast me të, “Forbes” ka hartuar edhe një tjetër renditje, ku pjesë e saj çuditërisht janë vetëm femra, “Aktoret më të vlerësuara”. Ato janë Mila Kunis, Scarlett Johansson, Gëyneth Paltroë dhe Emma Stone. Për vitin 2015 këto janë edhe emrat që me rolet e tyre kanë shkëlqyer në industrinë kinematografike të Hollywood-it.

Filmat e fundit të 52-vjeçarit janë “Mortdecai” dhe “Trancendence” që sollën të ardhura të pakta për kastin realizues. “Review”-t e këtyre realizimeve kinematografike, nuk rezultojnë edhe fort të mira. Siç shkruan “The Guardian”, tashmë një film nuk e shet vetëm emri i aktorit , por edhe realizimi i tij dhe sigurisht komportimi i aktorit në rolin e caktuar.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë