Forbes publikon listën e 29 mrekullive të trashëgimive të reja të UNESCO-s, mes tyre liqeni i Ohrit

Forbes publikon listën e 29 mrekullive të trashëgimive të reja të UNESCO-s, mes tyre liqeni i Ohrit

Kisha e hershme e krishterë e shekullit të 6-të në Lin

Revista e njohur ''Forbes'' publikon listën e 29 trashëgimive botërore më të reja të cilat janë bërë pjesë e UNESCO. Mes kësaj liste globale, nuk mungon as liqeni i Ohrit i cili vetëm pak ditë pasi u pranua në UNESCO, saktësisht në 5 korrik. 

Në shkrimin e Cecilia Rodriguez liqeni i Ohrit, i ndarë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut njihet për tri vendbanime prehistorike. Ajo e cilëson veçanërisht gadishullin e Linit si vendin e eshtrave të një kishe të hershme të krishterë e themeluar në mes të shekullit të 6-të. Ndërkohë vetë liqeni ofron për lloje të shumta endemike të faunës dhe florës së ujërave të ëmbla që datojnë nga periudha terciare.

Pjesa e Liqenit të Ohrit, që ndodhet në Maqedoninë Veriore dhe në brendësi të saj, duke përfshirë edhe qytetin e Ohrit, u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1979. Tani ajo është zgjeruar me pjesën tjetër të liqenit të Ohrit, gadishullin e vogël të Linit dhe rripin e tokës përgjatë bregut që e lidh me kufirin maqedonas. 
 

Artikulli Cecilia Rodriguez në revistën Forbes

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet