Aktorja amerikane,Sandra Bullock, fituese e Çmimit Oskar në vitin 2010 si aktorja më e mirë, është aktorja femër që ka fituar më shumë para 12 muajt e fundit në "Hollywood", me të ardhura që arrijnë në 51 milion dollar, sipas "Forbes".
"Është falë suksesit të filmit 'Gravity' të Alfonso Cuaron, ku ajo luan në rolin e një austronauteje që është në një ekspeditë hapsinore që nuk shkon siç duhet, ku aktoria ka arritur pagesa rekord", thekson revista amerikane.
Filmi ka fituar 716 milionë dollarë në botë dhe fitoi shtatë Oskar këtë vit.
Në vend të dytë, renditet aktorja e re Jennifer Lawrence (23 vjeç), e cila ka fituar 34 milionë dollarë, falë filmave "American Bluff" dhe "Happiness therapy", ky i fundit i ka mundësuar aktores të fitojë një Çmim Oskar në kategorinë e aktores më të mirë vitin e kaluar.
Jennifer Aniston qëndron ne vend të tretë me 31 milionë dollarë, falë të ardhurave që gjenerohen nga seriali mitik "Friends" dhe nga reklamat që ajo bën për kompani të dnryshme, kryesisht për produktet e bukurisë Aveeno.
Në vend të katërt gjejmë Gwyneth Paltrow, që ka fituar një Oskar në vitin 1999 me filmin "Shakespeare in love", fitoi 19 milion dollarë vitin e kaluar. Sipas "Forbes", roli i saj si Pepper Potts në filmin "Iron-Man 3?, ka gjeneruar shumicën e të ardhurave të saj, si dhe një pjesë e mirë vjen edhe nga reklamat që bën për markën e kozmetikës, Max Factor dhe markën e modës Hugo Boss.
Vendi i psetë ndahet nga Angelina Jolie dhe Cameron Díaz, që kanë fituar nga 18 milionë dollarë në 12 muajt e kaluar. Ndonëse "Forbes" parashikon që të ardhurat e Angelinas të rriten ndjeshëm për këtë vit falë suksesit të filmit "Maleficent" të realizuar nga "Disney".
Revista amerikane thekson me keqardhje se aktoret vazhdojnë të fitojnë më pak se aktorët në Hollywood, 10 yjet meshkuj më të paguar, me në krye Robert Downey Jr, fituan së bashku vitin e kaluar 419 milionë dollarë, kundrejt 226 milionë që fituan 10 femrat me të paguara./ATSH/
/Shqiptarja.com