Forcat Ajrore, s’kanë para për
emergjencat, firma kërkon 4.7 mln

Forcat Ajrore, s’kanë para për <br />emergjencat, firma kërkon 4.7 mln
TIRANE - Ndërkohë, një tjetër gjyq civil është hapur nga ana e një kompanie tjetër VIP ndaj institucioneve shtetërore, këtë herë me një zvarritje të konsiderueshme. Air BP Albania sha që prej datës 28 prill të këtij viti ka ngritur padi kundër komandës së Forcës Ajrore (reparti ushtarak nr. 3001) për mospërmbushje të një detyrimi financiar për mallin e shitur në masën 4.741.059 lekë.

Kompania e huaj, që furnizon me karburant mjetet e pakta fluturuese në dispozicion të forcave shqiptare të armatosura, kërkon që pala e paditur, ku përfshihet edhe ministria e Mbrojtjes, të plotësojë detyrimet që lindin nga kontrata e shitjes, duke dhënë, jo vetëm shumën e sipërpërmendur, por edhe shpërblim dëmi që shkaktohet nga vonesa e pagesës, plus kamatave mbi detyrimin, siç ishte rënë dakord nga të dy palët kur kanë lidhur një kontratë shërbimi.

Deri tani janë zhvilluar 14 seanca gjyqësore, gjatë të cilave ushtarakët janë përpjekur dukshëm të zgjatin procesin, duke thirrur në lojë një palë të tjerë, institucionin që mbulon emergjencat civile. Kompania e huaj ka deklaruar në këtë proces se nuk ka interes të ligjshëm për thirrjen e Emergjencës Civile në këtë proces, pasi dhe pagimin e faturës e ka marrë përsipër ta shlyejë Forca Ajrore, pa përmendur në kontratë detyrime të palëve të treta.

Megjithatë, Gjykata ka vendosur në favor të shtetit: Pranohet kërkesa e bërë nga pala e paditur për thirrjen në gjykim, si palë e tretë, të Drejtorisë së Emergjencave Civile pranë ministrisë së Brendshme, "pasi vlerëson se kjo palë ka interes të ligjshëm për këtë çështje". Çështja do të rifillojë të hënën.

Shkrimi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?