Forcat e Armatosura demonstrim
ushtarak në sheshin “Nënë Tereza”

Forcat e Armatosura demonstrim <br />ushtarak në sheshin “Nënë Tereza”
TIRANE- Personalitete të larta ushtarake të vendit kanë marrë pjesë mbremjën e 21 majit, në një demonstrim ushtarak nga Truproja e Nderit e Forcave të Armatosura në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Këto aktivitete po zhvillohen në kuadër të Konferencës së 7-të të Iniciativës së shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve të Ballkanit.

Në këtë konferencë që pritet të zhvillohet paraditen e së Mërkurës, 22 maj, do të marrin pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë. Gjithashtu, me statusin e të ftuarit do të marrin pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Këtë aktivitet do ta përshëndesë Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G

AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G