VLORE - Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë që përkon dhe me krijimin e forcave tona të armatosura ditën e sotme është inauguruar anija luftarake “Lisus”.

Në këtë ceremoni të zhvilluar në bazën e Pashalimanit kanë marr pjesë, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Komandanti i Forcës Detare Qemal Shkurti, Xhemil Gjymshi, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Ambasadori i Hollandës dhe Atasheu Ushtarak i Amerikës, Gjermanisë, Italisë, Francës, Turqisë e Rumanisë.

Fjalën përshëndetëse e mbajti Gjeneral Brigade Qemal Shkurti njëherësh dhe komandant i Forcave Detare. Ai vlerësoi forcat tona të armatosura për kontributin e dhënë në strukturat e NATOS.

Anija luftarake “Lisus” do të shërbejë në ujërat territorial shqiptare dhe të Mesdheut si një anije me flamur shqiptar dhe ekuipazh tërësisht shqiptar. Është anija e dytë e cila prodhohet në bazën e Pashalimanit pas asaj të parës “ORIKU”.

(Gre.M/Shqiptarja.com)