Forcat serbe në kufi me Kosovën, eksperti i sigurisë: FSK gati për luftë, e shporrim përgjithmonë ushtrinë e Serbisë nëse na cenon integritetin territorial

Eksperti i sigurisë Dritan Shala ka folur në Report Tv mbi videon e fundit të publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë se ushtarët serbë janë parë në afërsi të kufirit me Kosovën. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Shala thotë se Serbia do tentojë në çdo lloj forme që të futet në Kosovë.

Ndërkohë, ai ka edhe një koment për trupat e KFOR, për të cilat thotë se e kanë humbur fuqinë në veri të Kosovës.

“Serbia do tentojë në çdo formë të hyjë në Republikën e Kosovës. Pjesa e brezit kufitar është e monitoruar nga ajri. Është argument plus që Serbia do jetë në vazhdën e pritjes si një ujk të cenojë territorin e Republikës së Kosovës. Sa i përket komunikatës së ushtrisë serbe, mos harrojmë element esencial edhe Rusia po ushtronte stërvitje në kufi me Ukrainën dhe të gjithë thoshin një zëri që nuk do kishte evazion ushtarak në Ukrainë. KFOR nuk është në detyrën e saj, e dëshmoi më 24 shtator që nuk mbrojti territorialitetin e Kosovës. Ka lejuar të hyjë armatimi dhe mjetet e blinduara. Është indikacion thelbësor i asaj që KFOR po luan rolin e shikuesit sepse KFOR në veri po i humbet fuqia sepse ka rrëshqitur në një lojë apo kazan që ka dashur Serbia”, tha Shala.

Ai thotë se në rast se forcat serbe futen dhe cenojnë integritetin territorial, Kosova është gati për luftë.

“Mund të themi që komanda ushtarake e Kosovës është në gjendje gatishmërie për çdo veprim që mund të cenojë integritetin territorial të Kosovës. FSK ka mandat dhe funksion mision mbrojtjen e çdo cepi të territorit të saj. Sa i për informacion se ka ngritur baza ushtarake në pjesën veriore Nuk ka informacione të konfirmuara. Nëse do të kemi një cenim të drejtpërdrejtë nga forcat ushtarake serbe, atëherë FSK do jetë aty për të garantuar integritetin territorial dhe njëherë e përgjithmonë do i shporrim ushtrinë serbe nëse futen në Kosovë përmes me forcat që i kemi të gatshme për ta mbrojtur 365 ditë të vitit territorin e Kosovës”, vijoi Shala.

 

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat