
Droni Octopus në ajër
Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 230 milionë euro për të përgatitur forcat e saj të armatosura për një dislokim të mundshëm në Ukrainë, në rast se arrihet një armëpushim me Rusinë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Londër, fondi, i marrë nga buxheti ushtarak i vitit 2026, do të përdoret për pajisjen e ushtrisë me mjete të reja, sisteme komunikimi dhe kapacitete mbrojtëse kundër dronëve, me synimin që trupat britanike të jenë të gatshme për t’u angazhuar në një forcë shumëkombëshe në Ukrainë.
Në vazhdën e kësaj iniciative, Londra do të nisë këtë muaj edhe prodhimin e dronëve interceptues Octopus që do të përdoren për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Njoftimi vjen pak ditë pas deklaratës së firmosur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ku të dy vendet shprehen të gatshme të dislokojnë trupa për ruajtjen e paqes në rast të një armëpushimi në Ukrainë.
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se detajet e kësaj nisme do të bëhen publike “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe ka garantuar se çdo vendim për dërgimin e trupave do të votohet në Parlament.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Parisi mund të dërgojë 6 mijë ushtarë në Kiev! Londra siguron 230 milionë për ushtrinë e forcës paqeruajtëse! Të hënën Këshilli i Sigurimit të OKB-së









