Lufta/ Kievi: Pika e kthesës do të jetë në gusht, do të kthehemi në kufijtë e vitit 1991! Putin: Do të armatosim Bjellorusinë me raketa 'Iskander'! Severodonetsk në duart e rusëve

Lufta/ Kievi: Pika e kthesës do të jetë në gusht, do të kthehemi në kufijtë e vitit 1991! Putin: Do të armatosim Bjellorusinë me raketa 'Iskander'! Severodonetsk në duart e rusëve

Qyteti Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, ka rënë plotësisht në duart e rusëve. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Severodonetsk, Oleksandr Stryuk, duke paralajmëruar qytetarët që kanë mbetur në qytet se nuk është më e mundur të largohen. Dje autoritetet e Kievit paralajmëruan trupat ukrainase që të tërhiqen nga Severodonetsk, ku përleshjet e dhunshme me forcat ruse kanë vijuar prej javësh një objektiv kryesor i rusëve në Donbass. Qyteti i Lysychansk është i bllokuar nga jugu nga forcat e armatosura ruse.

Këto ditë ushtria ukrainase është në telashe për shkak të vëllimit të madh të zjarrit të artilerisë të dërguar nga Moska, e cila lejoi trupat ruse të fitonin terren në Donbass. Por pavarësisht ditëve shumë të përgjakshme dhe komplekse, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, gjenerali Kyrylo Budanov, tha se ishte i sigurt se Ukraina do të mundte Rusinë dhe do të kthehej në kufijtë e saj të vitit 1991. I intervistuar nga ITV, Budanov parashikoi pikën e kthesës për muajin gusht dhe përfundimin e luftimeve për fundin e vitit.

Sipas Kievit, më shumë se 34,700 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit. Ushtria ukrainase njofton gjithashtu se ka rrëzuar 217 luftëtarë, 184 helikopterë dhe 626 dronë dhe se ka shkatërruar 1511 tanke, mijëra automjete të blinduara për transportin e trupave , 14 anije të forcave armike.

Megjithatë këto shifra nuk mund të verifikohet pasi Moska nuk publikon statistika zyrtare për viktimat e saj. Në mars, sipas forcave të armatosura të Moskës, ushtarët rusë të vrarë në territorin ukrainas ishin 1351, një numër shumë i ulët, i konsideruar menjëherë i pabesueshëm nga vëzhguesit ndërkombëtarë.

Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. Neë York Times njoftoi se në këto sulme u përdorën më shumë se 40 raketa, të cilat sipas gazetës u lëshuan nga hapësira ajrore bjelloruse vetëm disa orë përpara një takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin me atë bjellorus Aleksandr G. Lukashenko në Shën Petersburg. Nuk ka ende informacione për viktima të mundshëm si pasojë e këtyre sulmeve.

Ushtria ruse raportoi se kishte vrarë "rreth 80 mercenarë polakë" në Donbass. Në sulmin me raketa në Moskë, shpjegon ushtria në buletinin e saj, të cituar nga agjencia Ria Novosti, "20 automjete vdekjeprurëse dhe 8 raketahedhës të shumëfishtë" u shkatërruan gjithashtu.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet evropiane dhe SHBA-të kanë 200 armë bërthamore taktike me 257 avionë gati për përdorimin e tyre të mundshëm. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Lajmeve "Tass". Deklarata e Putinit, vjen pas takimit me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko në Shën Petersburg. Ky i fundit tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane të NATO-s po kryejnë fluturime stërvitore me avionë që “përgatiten për të mbajtur koka bërthamore

Ndërkohë, Putin ka shpallur vendimin për armatosjen e Bjellorusisë me raketa balistike të tipit Iskander-M.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Ukraina raporton për sulm 'masiv' nga Bjellorusia

Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e Rusisë, por jo e përfshirë zyrtarisht në konflikt.

Njëzet raketa kanë shënjestruar fshatin Desna në rajonin Çernihiv, ka thënë ushtria ukrainase përmes një deklarate, duke shtuar se infrastruktura është goditur, por ende nuk ka raportime për viktima.

Bjellorusia ka ofruar mbështetje logjistike për Moskën prej kur kjo e fundit ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Edhe Bjellorusia, sikurse Rusia, është përballur me sanksione të Perëndimit.

“Sulmet e sotme janë të lidhura drejtpërdrejt me përpjekjet e Kremlinit për të përfshirë Bjellorusinë si bashkëluftëtare në luftën në Ukrainë”, ka thënë shërbimi ukrainas i inteligjencës.

Sulmet kanë ndodhur para një takimi të planifikuar për të shtunën mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij bjellorus, Alexander Lukashenko në Shën Petersburg./REL

Ora 21:48
Mediat amerikane: Udhëheqësit e G7-ës do të shpallin ndalimin e arit rus

Liderët e G7 kanë rënë dakord të shpallin një ndalim të importit të arit rus, i cili është burimi i dytë më i madh i të ardhurave nga eksporti për Moskën, pas energjisë. Burime të informuara raportojnë për CNN.

Mediat amerikane thonë se Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe homologët e tij të G7 do të bien dakord për një ndalim të importit të arit të ri nga Rusia ndërkohë që  zgjerojnë sanksionet kundër Moskës për luftën e saj kundër Ukrainës. Parashikohet se Departamenti Amerikan i Thesarit do të nxjerrë një vendim për të ndaluar importin e arit të rus në SHBA të martën, gjë që do ta izolojë më tej Rusinë nga ekonomia globale duke penguar pjesëmarrjen e saj në tregun e arit.

Ora 19:00
Putin: SHBA-të dhe evropianët kanë gati 200 armë bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet evropiane dhe SHBA-të kanë 200 armë bërthamore taktike me 257 avionë gati për përdorimin e tyre të mundshëm. Lajmi u bë i ditur nga Agjencia e Lajmeve "Tass".

Deklarata e Putinit, vjen pas takimit me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko në Shën Petersburg. Ky i fundit tha se Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane të NATO-s po kryejnë fluturime stërvitore me avionë që “përgatiten për të mbajtur koka bërthamore

"Nëse ata po ushtrohen , do të thotë se po mendojnë për diçka," shtoi Lukashenko, duke i kërkuar ndihmë Putinit në modernizimin e avionëve bjellorusë për t'i mundësuar ata të mbajnë koka bërthamore.

Ora 18:40
Putin: Do të armatosim Bjellorusinë me raketa 'Iskander'

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur vendimin për armatosjen e Bjellorusisë me raketa balistike të tipit Iskander-M

Ora 18:30
Ukraina: Severodonetsk, i gjithë qyteti ka rënë në duart e rusëve

Qyteti i Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore, ka rënë plotësisht në duart e rusëve. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Severodonetsk, Oleksandr Stryuk, duke paralajmëruar qytetarët që kanë mbetur në qytet se nuk është më e mundur të largohen. Dje autoritetet e Kievit paralajmëruan trupat ukrainase që të tërhiqen nga Severodonetsk, ku përleshjet e dhunshme me forcat ruse kanë vijuar prej javësh.

Ora 16:40
Rusia lëshon mbi 40 raketa anembanë Ukrainës

Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake.

New York Times njoftoi se në këto sulme u përdorën më shumë se 40 raketa, të cilat sipas gazetës u lëshuan nga hapësira ajrore bjelloruse vetëm disa orë përpara një takimi mes Presidentit rus Vladimir Putin me atë bjellorus Aleksandr G. Lukashenko në Shën Petersburg.

Nuk ka ende informacione për viktima të mundshëm si pasojë e këtyre sulmeve. Ndërkohë trupat ukrainase njoftuan se po tërhiqen nga qyteti lindor i Sievierodonetskut pas disa javë luftimesh të ashpra me forcat ruse.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut Serhiy Haidai tha se trupat kishin marrë urdhër për t'u zhvendosur në pozicione të reja. Ukraina tha se forcat ruse kishin pushtuar plotësisht qytetin fqinj Lysychanskun që gjithashtu shtrihet në rajonin lindor të Luhanskut. Moska pretendoi se ka rrethuar rreth 2,000 trupa ukrainase në këtë zonë.

Gjasat janë që Kremlini të marrë kontrollin e plotë të provincës Luhansk, një nga objektivat e shpallura të Moskës. Për të stabilizuar situatën në Luhansk, Ukrainës i duhet armë i tha gjenerali më i lartë ukrainas, homologut të tij amerikan të premten.

"Diskutuam mbi situatën operacionale dhe rrjedhën e ndihmës teknike ndërkombëtare", shkruante gjenerali ukrainas Valeriy Zaluzhniy në aplikacionin Telegram pas një telefonate me gjeneralin Mark Milley, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve.

Ukraina ka thënë se avantazhi që ka Rusia në artileri, në vijën e frontit të Donbasit, po u kushton shumë trupave ukrainase, ndaj Kievi u ka bërë bërë thirrje partnerëve perëndimorë që ta furnizojnë me më shumë armë.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes vlerësoi të premten vendimin e Ukrainës për t'u tërhequr nga Sievierodonetsku, duke e cilësuar atë si masë "profesionale" e "taktike".

Zyrtari që foli në kushte anonimiteti tha se forcat ruse kanë qenë në gjendje të përparojnë rreth Sievierodonetsk, por me kosto të konsiderueshme sikurse shtoi ai.

Rusët kanë pësuar viktima të shumtë e humbje në armatime të rënda”, tha zyrtari. “Forcat ruse po japin shenja të konsumimit dhe të moralit të dobësuar dhe kjo po ndikon në aftësinë e tyre për të përparuar me shpejtësi”.

SHBA-të premtuan këtë javë 450 milionë dollarë më shumë në ndihmë ushtarake për Ukrainën, përfshirë sisteme të tjera raketash me rreze të gjatë veprimi, krahas një ndihme prej 1 miliard dollarësh që u njoftua rreth një javë më parë.

Zyrtari i lartë amerikan i mbrojtjes tha të premten se forcat ukrainase po stërviten me katër sisteme të tjera raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) pjesë e paketës së sapo shpallur. Sistemet amerikane do të vihen në përdorim në luftë, brenda disa javësh./VOA

Ora 16:04
Zelensky: Jo vetëm shteti, por çdo qytetar po punon për të çliruar tokën tonë

1656165507_page.jpg

Në një postim të tijin në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar disa foto që tregojnë qytetarë ukrainas duk punuar që nga rindërtimi i ndërtesave, kujdesi për kopshtet, deri në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

"Të çlirojmë tokën tonë dhe të marrim fitoren është qëllimi ynë kombëtar. Duhet të punojmë çdo ditë për të. Jo vetëm shteti, por çdo qytetar në çdo nivel të mundshëm”, shkruan Zelensky.

Ora 15:10
Kiev në shtetrrethim, nga ora 23:00 deri në 5:00 të mëngjesit


Administrata rajonale ushtarake e Kievit ka njoftuar se do të vendoset një shtetrrethimi në territorin e rajonit, i cili do të funksionojë çdo ditë nga ora 23:00 deri në orën 5 të mëngjesit. Orari do të jetë gjashtë ditë dhe do të zgjasë nga 26 qershori deri më 3 korrik.

 

Ora 07:54
Zelensky: Statusi i kandidatit në BE nuk erdhi nga parajsa, ne kemi bërë shumë! Do t’i mundim rusët

"Ukraina ka marrë statusin e kandidatit për në BE. A është diçka që ka rënë nga parajsa? A nuk duruam dhe bëmë shumë? Le të flasim të paktën për një moment jo për atë që na pret, por për atë që kemi arritur të bëjmë. Pse?" , duke harruar veten, ne nënvlerësojmë rëndësinë e këtij pasazhi”. Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në video-mesazhin e tij të natës. "Është bërë shumë. Të mos harrojmë. Ne jemi krenarë për veten tonë. Ne i kemi refuzuar rusët. Dhe ne do të fitojmë. Sepse kur të respektojmë veten, do të respektohemi nga të tjerët."

Ora 07:49
Blinken: Rusia tashmë ka humbur, Ukraina sovrane do të zgjasë më shumë se Putini

"Ukraina po mbrohet me guxim dhe qëndrueshmëri të madhe. Rusia tashmë ka humbur." Kështu deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

"Qëllimi i Putinit ishte të eliminonte Ukrainën, një vend të pavarur dhe sovran. Ai dështoi. Një Ukrainë e pavarur dhe sovrane do të zgjasë shumë më gjatë se Putini," përsëriti sekretari amerikan i shtetit. "Sa i përket fushatës së tij ushtarake, forcat ruse kanë dështuar rëndë në përpjekjen e tyre për të kapur Kievin," tha Blinken. "Pushtimet e vogla të Rusisë nuk kanë qenë vendimtare dhe kanë ardhur me një kosto jashtëzakonisht të lartë. Dhjetëra mijëra ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i

SI.E./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 26/06/2022 11:48

    E quajne "terheqje" dhe jo humbje ashtu si ne Mariupol nuk e quanin derezim kur trimat e azovit dolen me duart lart por e quanin "evakuim" ..

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 25/06/2022 23:26

    Eshte nje fjale popullore Jo me fjale por me llafe. Edhe Zhelja ben gam gam kurse Rusia ja ben bam bam

    Përgjigju
  • Deda: 25/06/2022 21:11

    Po' ke te drejt do marin te sadushit

    Përgjigju
  • Fellenxa Tusha: 25/06/2022 16:50

    Edhe un i te njejtit mendim jam ! Ne Gusht do jet "pika e ktheses" dhe Ukraina do i marri teritoret mbrapsht . Gushti esht muaji i lejeve te Zakonshme,dhe i plazhit ! Ushtria Ruse fillon lejen,dhe Ukranezet perfitojn nga mungesa e ushatrve dhe i rimarrin teritoret.

    Përgjigju
  • emri: 25/06/2022 16:04

    se mos ka qene kjo terheqja taktike si puna e atyre qe bene evakuim ne Azovstal? :) qyfyret vazhdojne ne shume nivele .. e ne vec tallemi e qeshim me nje tragjedi qe paguhet nga tjeterkush. le ta varin ne qafe EUne.

    Përgjigju
  • Emigrant: 25/06/2022 07:38

    Nuk marr vesh nga strategjia e luftes por kam nje pyetje Ca ndryshimi ka shpartallimi i ushtris me terheqje taktike qe thoni ju qe u terhoqen sepse ishte shkaterruar gjith infrastruktura e qytetit apo e mbrojtjes

    Përgjigju
    • Shaban: 25/06/2022 11:07

      Terheqja taktike shpeton mjetet dhe trupat, demton burimet dhe mjetet qe mund te perdoren nga armiku. Largon nga vijat e rrezikuara civilet. I jep kohe prapavijave te pregatisin nje vije te re mbrotjejej. I harxhon armikut energji ne nje front duke ulur presionin ne fronte te tjere. Del nga betejat me raport pozitiv te humbjeve te tua ndaj atyre te armikut. I jep mundesi trupave te riorganizohen pa u shkaterruar. Nese armiku merr nje toke tw djegur dhe pa infrastrukture do i duhet energji e madhe ta adminiatroje mbas pushtimit, kosto e jeteses per trupat armike do jete me e madhe dhe kjo ul presionin ne vijat luftuese.

    • Turi: 25/06/2022 09:45

      Emigrant akoma nuk e kuptove qe Rusia i shpertalloj totalisht dhe propaganda amerikane vazhdon kot pa lidhje se ska cfare te bej tjeter, keta thone moralisht Putin ka humbur luften por praktikisht i ka bere copa

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë