KIEV - Të inkurajuar nga rimarrja e ndërtesave të pushtuara nga separatistët në Slaviansk dhe Kramatorsk, ushtria ukrainase vazhdoi edhe sot misionin e saj në Donetsk, ku rebelët prorusë i kanë bërë thirrje mbështetësve të tyre për një manifestim në sheshin Lenin.
Suksesi i parë i arritur në terren ka nxitur Kievin të përdorë një zgjidhje ushtarake pavarësisht rrugës diplomatike premtuar nga Moska dhe mbështetur nga evropianët.
Flamuri ukrainas që u grit në mënyrë triumfuese në Slaviansk, vizita në vend e ministrit të Mbrojtjes, përshëndetjet presidenciale dhe dekorimi i ushtarëve që u dalluan në operacion, suksesi i forcave të armatosura në kontrast me poshtërimin e pësuar në fillim të rebelimit separatist ka zënë të gjithë hapësirën politike dhe mediatike sot dhe dje. Presidenti ukrainas Poroshenko është shprehur qartë se ofensiva ushtarake duhet të vazhdojë.
"Urdhëri im është në fuqi. Duhet të riforcojmë rrethimin e terroristëve. Do të vazhdojmë operacionin për çlirimin e rajoneve të Donetskut dhe Luganskut", theksoi ai në një mesazh televiziv./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com