Forcave të Armatosura do të kenë tashmë në përdorim snajperin kalibër 12.7 mm. Kjo armë përdoret kundër mjeteve që janë të blinduara dhe ofron qitje nga një distancë e largët.
Lajmi është bërë me dije se nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili theksoi se kjo armë rrit ndjeshëm kapacitetet dhe aftësitë e Forcave të Armatosura në operacione specifike, ndërsa nuk bëhet me dije se sa është sasia e këtyre snajperve me të cilët është furnizuar ushtria.
'Forcave Speciale kanë tashmë në përdorim snajperin kalibër 12.7 mm, armë që rrit ndjeshëm kapacitetet dhe aftësitë e Forcave tona të Armatosura në operacione specifike', tha Vengu.
Sipas ushtarëve, arma e re ka avantazhet e saj.
“Snajperi është një rol që kërkon aftësi, shënjestër por edhe armatim modern. Forcat Speciale shqiptare janë pajisur me snajperët e rinj të kalibrit 12.7 mm. Kjo armë përdoret kundër mjeteve të kundërshtarit, që janë të blinduara ose jo dhe kundër prishjes së stacioneve fikse të kundërshtarit”, tha një ushtar.
“Arma ka ndryshe kalibrin që është më i madh dhe na ofron një qitje me distancë më të largët se ato që kishim në përdorim. Armët që përdornim e kanë saktësinë 1-800 metra ose deri në 1200 metra, dhe kjo na lejon të gjuajmë deri në 2 mijë metra me saktësi precize”, tha një tjetër.